Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg ka njoftuar se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Stoltenberg thekson se vendet duhet të zhvillojnë dialog në kuadër të Këshillit NATO-Rusi për të shmangur një konflikt në Ukrainë.
Në konferencën e Sigurisë në Mynih, Stoltenberg tha se nuk kishte shenja të një tërheqjeje ruse nga Ukraina dhe se rreziku i një konflikti është ende real.


