• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i ekonomisë dhe financave: Rritja ekonomike e Shqipërisë  në 2018 do të shkojë 4,2%
Home
Ekonomi

Ministri i ekonomisë dhe financave: Rritja ekonomike e Shqipërisë në 2018 do të shkojë 4,2%

16 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Ekonomi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se rritja ekonomike në 2018-n parashikohet të arrijë 4,2 për qind. Ministri Ahmetaj tha se 2017 do të mbyllet me rritje ekonomike 3,9 për qind, e mbështetur nga konsumi privat, investimet dhe punësimi.

“Ne po shkojmë në një rritje prej 4.2 % këtë vit, të planifikuar. Pra, në vitin 2018 ajo që është e rëndësishme është që rritja e vitit 2017 mendohet në 12-mujor të shkojë rreth 3.8-3.9 për qind, që, patjetër, është mbi nivelin e parashikuar qoftë nga qeveria shqiptare, qoftë nga Banka e Shqipërisë, qoftë nga FMN-ja, qoftë nga BB-ja, qoftë nga BERZH-i.

Pra, krahasimisht, të gjitha planifikimet e institucioneve, duke përfshirë edhe qeverinë, kanë qenë më të ulëta me rezultatin. 9-mujori është 3.87 për qind, pra 3.9 për qind dhe besojmë që tremujori i katërt, në natyrshmërinë e vet është një tremujor i mirë, qoftë për sektorët, qoftë për shpenzimet dhe besojmë që do ta konsolidojmë rritjen në 3.9 për qind, platformë shumë e mirë për kërcimin mbi 4 për qind në vitin 2018. Një krahasim vetëm të tremujorit të tretë”, tha Ahmetaj.

Për shifrat e tremujorit të tretë të 2017-s, ministri Ahmetaj tha se papunësia ka rënë në 13.6 për qind. Rënie ka shënuar edhe borxhi publik. “Ka tashmë dy vjet, që nga 2015, që kemi nisur trajektoren e konsoliduar të uljes së borxhit publik. 2017-a, me të dhëna operative, shkon në 71.5 % nga 72.4 % një vit më parë dhe ky është dhe planifikimi ndër vite i uljes së borxhit”, u shpreh Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jennifer Lopez risjell gërshetat në modë ashtu si nuk jua merrte mendja
Previous article Halep dhe Sharapova, debutim me fitore në Australian Open

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT