Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP
Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje. Mediat serbe kanë konfirmuar vdekjen e Ivanoviç pas atenatit dhe kanë saktësuar se ngjarja ka ndodhur në orën 08.15.
Gazeta “Metro” tha se Oliver Ivanovic, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë para pak minutash në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.
Burime të gazetametro.net kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e MItrovicës në veri.
Mediat serbe kanë saktësuar se atentati i është bërë përpara selisësë së partisë në momentin që po futej brenda.



