• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEKANIZMI LIGJOR I BE/ Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian refuzon paditë e Polonisë dhe Hungarisë
Home
Nderkombetare

MEKANIZMI LIGJOR I BE/ Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian refuzon paditë e Polonisë dhe Hungarisë

16 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka hedhur poshtë paditë e Polonisë dhe Hungarisë kundër mekanizmit të sundimit të ligjit të BE. Rregullorja është miratuar mbi një bazë të përshtatshme ligjore, vendosi Gjykata në Luksemburg.

Ajo është në përputhje me Marrëveshjen e BE dhe bie në kompetencën e Bashkimit Evropian, vendosën gjyqtarët në Luksemburg. Kështu, Komisioni Evropian mund të fillojë procedura penale kundër vendeve që nuk respektojnë parimet e shtetit të së drejtës.

Me mekanizmin e sundimit të ligjit, BE dëshiron të veprojë kundër anëtarëve që kufizojnë zbatimin e parimeve themelore si ndarja e pushteteve. Këtu përfshihet edhe shkurtimi i i fondeve

Konkretisht, bëhet fjalë për një “rregullore për kondicionalitetin e shtetit të së drejtës”, në fuqi që nga fillimi i vitit 2021. Ajo duhet të sigurojë që shkeljet e parimeve të shtetit ligjor, si ndarja e pushteteve, të mos mbeten më të pandëshkuara, kur me këtë kërcënohet shpërdorimi i fondeve evropiane në një vend. Në një rast të tillë, Komisioni Evropian mund të propozojë reduktimin e pagimit të fondeve nga buxheti i BE.

Mekanizmi ende nuk ka hyrë në fuqi

Polonia dhe Hungaria kanë qenë veçanërisht në shënjestër të këtij instrumenti të ri dhe për këtë arsye kanë depozituar një padi kundër tij në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian i udhëhequr nga Ursula von der Leyen donte të priste gjykimin përpara se të përdorte mekanizmin. Kjo është edhe ajo që parashikohet në një marrëveshje të arritur nga krerët e shteteve dhe qeverive në verën e vitit 2020, e cila bindi qeveritë në Budapest dhe Varshavë të braktisin bllokimin e vendimeve të rëndësishme buxhetore të BE.

Rregullat ende duhet të përpunohen

Është e paqartë nëse Komisioni Evropian do ta aktivizojë tani mekanizmin dhe sa shpejt. Nga njëra anë, Komisioni duhet të finalizojë udhëzimet për zbatimin e instrumentit duke marrë parasysh gjykimin. Kësaj i shtohen edhe konsideratat politike: Polonia kohët e fundit ka treguar shenja të kujdesshme afrimi me Brukselin. Në Hungari, janë planifikuar zgjedhje të përgjithshme në fillim të prillit. Nëse Komisioni Evropian aktivizon mekanizmin e sundimit të ligjit para kësaj, kjo mund të shihet si ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA FRANCA/ I rekomandoi të mos rinovonte me Messin, "tradhtari" i Barcelonës ishte… Pique
Previous article SHIU "MBËRTHEN VENDIN"/ Gjithçka ndryshon gjatë orëve të natës: Si do të jetë moti nesër

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT