• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INDONEZI/ Dënohet me burg përjetë drejtori i shkollës. Përdhunoi 13 vajza, disa mbetën shtatzënë
Home
Nderkombetare

INDONEZI/ Dënohet me burg përjetë drejtori i shkollës. Përdhunoi 13 vajza, disa mbetën shtatzënë

15 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Dënohet me burg përjetë drejtori i shkollës. Ai akuzohet se përdhunoi 13 vajza, disa prej të cilave mbetën shtatzënë.

Një gjykatë indoneziane ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm drejtorin e një shkolle islame me konvikt për përdhunimin e të paktën 13 studenteve gjatë pesë viteve, disa prej të cilave mbetën shtatzënë.

Rasti ka ndodhur në Bandung, Java Perëndimore. Harry Viravan, u deklarua fajtor dhe u kërkoi falje viktimave të tij dhe familjeve të tyre gjatë gjyqit.

Ai akuzohet se ka përdhunuar të paktën 13 nxënëse të moshës, nga 11 deri në 14 vjeç në një shkollë, në dhoma hoteli ose apartamente me qira midis viteve 2016 dhe 2021.

Thuhet se disa vajza mbetën shtatzënë dhe lindën të paktën nëntë foshnja.

Policia e Java perëndimore nisi një hetim dhe më pas arrestoi Viravan majin e kaluar kur prindërit e vajzës raportuan rastin pasi vajza e tyre u kthye në shtëpi gjatë pushimeve dhe pranoi se ajo sapo kishte lindur.

Çështja u bë publike në muajin nëntor, kur nisi procesi gjyqësor.

Një trup gjykues prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Qarkut Bandung e dënoi Viravan për shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Kodit Penal.

Këshilli urdhëroi Ministrinë e Fuqizimit të Grave dhe Mbrojtjes së Fëmijëve të paguajë 331 milionë rupi (20,000 euro) si kompensim për viktimat dhe nga 600 deri në 6,000 dollarë për trajtimin mjekësor dhe psikologjik të secilës vajzë.

Nëntë fëmijë duhet t’i dorëzohen Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Grave derisa viktimat të jenë të gatshme mendërisht për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Prokurorët kërkuan që Viravan të dënohej me vdekje dhe tredhje kimike.

Gjyqtarët e refuzuan kërkesën për tredhje kimike dhe e dënuan me burgim përjetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ÇMONTOHET" GRUPI KRIMINAL NË BRITANI/ Arrestohet shqiptari i njohur si “Daku” që posedonte kokainën (DETAJET)
Previous article MEGA-OPERACIONI/ Ranë 45 në pranga, cili është aplikacioni që mori "në qafë" trafikantët shqiptarë të kokainës në Europë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT