• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Kontrollohen nga separatistët, Rusia miraton rezolutë për njohjen e territoreve në Donbas
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE/ Kontrollohen nga separatistët, Rusia miraton rezolutë për njohjen e territoreve në Donbas

15 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Dumës Shtetërore, ka votuar në favor të dërgimit të një rezolute te presidenti Vladimir Putin, për t’i kërkuar atij që të njohë dy rajonet në lindje të Ukrainës, të cilat janë të kontrolluara nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Kryetari i Dumës Shtetërore, Vyacheslav Volodin, anëtar i partisë në pushtet, tha se ligjvënësit votuan më 15 shkurt dhe ai do ta nënshkruajë menjëherë rezolutën, e cila do t’i dërgohet Putinit për shqyrtim.

Ky vendim, nëse miratohet nga Putini, do të mund të përshkallëzonte edhe më shumë tensionet me Perëndimin lidhur me grumbullimin ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën. Besohet se në kufi Rusia ka vendosur 130,000 trupa, gjë që ka rritur shqetësimet se Moska është duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën. Rusia ka mohuar se ka plane të tilla dhe e ka akuzuar Perëndimin se me histerinë e tij po krijon krizë.

Njohja e Republikave të vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luhanskut – që njihen me termin Donbas – gjithashtu mund t’i jepte fund procesit të paqes së Minskut në lindje të Ukrainës, ku nga konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska, që nga prilli i vitit 2014 janë vrarë mbi 13,200 persona.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë se ende nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me njohjen e rajoneve të kontrolluara nga separatistët. Separatistët, që kanë marrë kontrollin e territoreve që prej prillit të vitit 2014, i quajnë ato Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LHR).

Rusia ka kërkuar që Ukraina të zbatojë marrëveshjet e Miskut, që sipas Moskës, i japin status special territoreve të kontrolluara nga separatistët, duke iu dhënë atyre më shumë autonomi brenda Ukrainës. Kievi hedh poshtë këto kërkesa, duke argumentuar se kjo është një përpjekje e Kremlinit për të federalizuar Ukrainën dhe për të marrë kontrollin e shtetit.

Rusia i ka ofruar separatistëve mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike. Pavarësisht të dhënave, Moska mohon se është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës. Më herët gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Ukraina asnjëherë nuk do t’i japë status special rajoneve të kontrolluara nga separatistët në Donbas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDOTJA E MJEDISIT SHKAKTON MË SHUMË VIKTIMA SE COVID-19"/ OKB: Kemi të paktën 9 milionë vdekje në vit
Previous article ARKËTIMET NË CHAMPIONS NGA 1992 DERI MË TANI/ Kryeson Bayern, vetëm një italiane në "TOP 5". Ja renditja...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT