• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR DHE NË ARRATI/ SPAK dorëzon kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Adriatik Llallës, ja për çfarë bëhet fjalë
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR DHE NË ARRATI/ SPAK dorëzon kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Adriatik Llallës, ja për çfarë bëhet fjalë

15 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dorëzuar kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, për veprën penale të pastrimit të parave, mëson Panorama.al.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e dënoi Llallën me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.

Vendimi u dha më 20 maj. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës, për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Fillimisht, Llalla, i cili ndodhet në arrati, u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Por në përfundim të hetimeve, tri prej këtyre akuzave duket se nuk u arrit të provohen, dhe gjithçka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë.

Hetimi pasuror ndaj Llallës u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë pasi u dënua me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, Gjykata e Posaçme zbardhi arsyetimin për vendimin ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në vendim theksohet se Llalla do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, menjëherë sapo të marrë formë të prerë.

GJKKO e shpalli fajtor Adriatik Llallën për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Ndërsa pasuritë që i ishin konfiskuar nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, me vendim të datës 20 korrik 2018, i kaluan shtetit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË SHIJAK/ Makina përplas motomjetin, një i plagosur
Previous article SHMANGET LUGFTA? Rusia jep urdhër për tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT