Efektivi i Policisë Rei Proko, 25 vjeç, është arrestuar nga uniformat blu pas kallëzimit të një gruaje, e cila kishte raportuar vjedhjen e një sendi personal në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë.
Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se autor i vjedhjes ka qenë një shtetas i mitur me iniciale E.K., i cili ishte shtyrë nga efektivi i Policisë.
Më pas ky i fundit ia kishte marrë të miturit sendin e vjedhur, i cili u gjet në makinën e efektivit, tip “Opel Corsa”. Të dhënat për prangosjen e punonjësit të ri të Policisë i ka bërë me dije ditën e djeshme agjencia që tashmë mbikëqyr punën e efektivëve.
Kështu u bë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, me emërtesë “Trupë shërbimi”.
Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M. Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin “Opel Corsa”, në pronësi të punonjësit të Policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar).
Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të Policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij


