• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDORNIN TË DHËNA KARTASH BANKARE TË VJEDHURA / Arrestohet “mashtruesja” në Tiranë. Në hetim bashkëpunëtorja e saj
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDORNIN TË DHËNA KARTASH BANKARE TË VJEDHURA / Arrestohet “mashtruesja” në Tiranë. Në hetim bashkëpunëtorja e saj

14 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 33-vjeçare u arrestua nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është nën hetim pasi vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve dhe i përdornin për të blerë produkte online.

Në pranga janë vendosur shtetaset me iniciale J. M., 33 vjeçe dhe M. M., 35 vjeçe të cilat akuzohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik.

Ato kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Sipas policisë, shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online).

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike. Arrestohet në flagrancë një shtetase, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e saj. Njësia “C” për   Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, në  Departamentin e Policisë Kriminale, pasi ka marrë kallzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve ka rezultuar se një shtetase, në bashkëpunim me një shtetase tjetër, brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Njësia “C” për  Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi operacionin policor të koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit arrestoi në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasen:

– J. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja:

– M. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesat e këtyre dy shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy telefona celular të markës iPhone;

– Karta të ndryshme;

– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA LIGJORE/ Zyrtarët do paguajnë nga xhepi i tyre dëmet që shkaktojnë në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike
Previous article PRAG LUFTE/ Ukraina kërkon takim urgjent me Rusinë, zbulohet çfarë iu kërkoi Kievi bashkëpunëtorëve të Putinit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT