• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG LUFTE/ Ukraina kërkon takim urgjent me Rusinë, zbulohet çfarë iu kërkoi Kievi bashkëpunëtorëve të Putinit
Home
Nderkombetare

PRAG LUFTE/ Ukraina kërkon takim urgjent me Rusinë, zbulohet çfarë iu kërkoi Kievi bashkëpunëtorëve të Putinit

14 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e saj.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar ngritjen e trupave. Ai tha se “hapi tjetër” ishte të kërkohej një takim brenda 48 orëve të ardhshme për “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100 mijë ushtarëve në kufijtë e Ukrainës.

Kuleba tha se Ukraina kishte kërkuar, të premten, përgjigje nga Rusia sipas rregullave të Dokumentit të Vjenës, një marrëveshje për çështjet e sigurisë të miratuar nga anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Rusinë.

“Nëse Rusia është serioze kur flet për pandashmërinë e sigurisë në hapësirën e OSBE-së, ajo duhet të përmbushë angazhimin e saj për transparencën ushtarake në mënyrë që të de-përshkallëzojë tensionet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë”, tha ai, shkruan BBC.

Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për një pushtim, me ShBA-në që thotë se mund të fillojë me bombardime ajrore “në çdo kohë”.

Më shumë se një duzinë kombe u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe disa kanë tërhequr stafin e ambasadës nga kryeqyteti, përfshirë SHBA-në.

Por presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili kritikoi “panikun” që mund të përhapet nga pretendime të tilla, tha se nuk kishte asnjë provë që Rusia po planifikonte një pushtim në ditët në vijim.

Të dielën, presidenti Zelensky foli për gati një orë në telefon me presidentin amerikan Joe Biden. Shtëpia e Bardhë tha se Biden përsëriti mbështetjen e ShBA-së për Ukrainën dhe se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord për “rëndësinë e vazhdimit të ndjekjes së diplomacisë dhe parandalimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDORNIN TË DHËNA KARTASH BANKARE TË VJEDHURA / Arrestohet “mashtruesja” në Tiranë. Në hetim bashkëpunëtorja e saj
Previous article DITA E SHËN VALENTINIT/ Si thuhet të dua në të gjitha shtetet e Evropës

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT