Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, fshatin Grudë ku mbeti i vrarë Prek Tonaj 47 vjeç, punonjes i ujesjelles kanalizime.
Sipas policisë viktima ka qenë ulur në lokal duke konsumuar diçka kur autori ka hyrë brenda lokalit i maskuar dhe ka qëlluar për vdekje 47-vjeçarin dhe më pas është larguar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.


