Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një rast të faljes së gjakut në fshatin Zaqisht të Rahovecit.
Sipas tij, Avdi Shala ka falur gjakun e babait të tij dhe i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës.
“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës”, shkroi Haradinaj, raporton Zeri.info.
“Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, përfundoi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj.


