• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KURBANI I RADHËS…”/ Basha paralajmëron dhe i bën thirrje SPAK: Veproni, mos prisni shkarkimin e ministrit të radhës
Home
Politikë

“KURBANI I RADHËS…”/ Basha paralajmëron dhe i bën thirrje SPAK: Veproni, mos prisni shkarkimin e ministrit të radhës

13 February, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje SPAK që të veprojë dhe mos presë shkarkimin e ministrit të radhës për të bërë arrestime.

Në një konferencë me gazetarët, Basha paralajmëroi se po bëhet gati kurbani i radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtoje koka e kësaj afere.

Kryedemokrati shprehu mbështetjen maksimale që Partia Demokratike i jep SPAK në hetimin e çështjes së inceneratorëve, që siç shprehet Basha po zhvat shqiptarët.

“Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur, por është e pamjaftueshme. Duke shprehur mbështetjen e PD ju kërkoj të veproni pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. Vazhdimi i pagesave ndaj atyre që organet e drejtësisë i kanë rrethuar me shiritin skenë krimi është një krim më vete. Kjo pagesë rëndon mbi ata, por SPAK duhet të përdore të gjithë instrumentet që mos paguhet asnjë qindarkë ndaj grupit kriminal.

I kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësit. Nuk mjafton arrestimi i bishtit, SPAK mos të presë që të shkarkojë ministrin e radhës që pastaj ta arrestojë. E qartë është se kurbani i radhës për këtë afere po bëhet gati me shpresën që të shpëtoje koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri mos e kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej dhe zbatohej pa miratimin e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA BOTËRORE E RADIOS/ AMA konsultim publik për Projektrregulloren e Re të Radiove!
Previous article ABAZOVIÇ DREJT POSTIT TË KRYEMINISTRIT? Protesta dhe kundërshtime për formimin e qeverisë së pakicës në Mal të Zi

s.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT