• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA DO TË ULË TAKSAT PËR USHQIMET BAZË/ Erdogan: S’do lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë
Home
Nderkombetare

TURQIA DO TË ULË TAKSAT PËR USHQIMET BAZË/ Erdogan: S’do lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë

12 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë njoftoi sot për një ulje të taksave në furnizimet bazë ushqimore derisa vendi përballet me inflacion të shfrenuar. Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan tha se tatimi në vlerë të shtuar [TVSH] do të ulet në 1 për qind nga 8 për qind për blerjet e ushqimeve. Vendimi i tij do hyjë në fuqi të hënën [14 shkurt].

Erdogan tha se, përveç zbritjes së taksave, qeveria “pret” që kompanitë ushqimore të ulin çmimet e tyre me 7 për qind. Ai tha se këto ushqime luajnë një rol të rëndësishëm në inflacion.

Të dhënat zyrtare për janarin treguan se inflacioni u rrit në 48.69 për qind në vit, megjithëse ekspertët e pavarur thonë se është më shumë se 115 për qind.

“Ne nuk do të lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë”, tha Erdogan.

Kritikët, megjithatë, thonë se vendi po vuan nga inflacioni i lartë për shkak të këmbënguljes së Erdoganit për uljen e normave të interesit. Ai beson se inflacioni shkaktohet nga normat e larta të interesit, në kundërshtim me teorinë ekonomike.

Banka Qendrore, pavarësia e së cilës është gërryer nga qeveria, kishte ulur normën bazë të interesit me 500 pikë që nga shtatori në 14 për qind, por ndaloi uljet e normës në janar.

Një krizë valutore u shkaktua nga shkurtimet dhe lira turke arriti në nivele rekord në dhjetor.

Për shkak se Turqia mbështetet në importet për nevojat e saj energjetike, si dhe lëndët e para dhe shumë furnizime ushqimore, çmimet janë rritur në qiell.

Lira u mbyll këtë javë me 13.49 kundrejt dollarit. Rekordi i ulët në dhjetor ishte 18.36.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, njoftoi gjithashtu një hap për të inkurajuar njerëzit të sjellin arin që e mbanin “nën jastëk”.

Ai tha se 1500 lokacione të depozitimit të arit do të fillonin funksionimin më 1 mars për të integruar metalin e çmuar në sistemin financiar si depozita.

Ai shtoi se njerëzit do të mund ta tërheqin arin e tyre në formë fizike nëse dëshirojnë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT NGA KQZ/ Ja si do të duken fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit
Previous article DO I ADHURONI/ Ky trend i bizhuterive të viteve '90 po rikthehet dhe duket yll

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT