• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA” BERISHA-BASHA PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ PD në terren, sërish “derë më derë”. “Rithemelimi” rikthen “të vjetrit”
Home
Politikë

“LUFTA” BERISHA-BASHA PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ PD në terren, sërish “derë më derë”. “Rithemelimi” rikthen “të vjetrit”

12 February, 2022 Delo.autor Breaking News, Politikë

PD nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër po angazhohen maksimalisht për fushatën e 6 marsit, që më shumë se një garë elektorale, po shihet edhe si një betejë mes tyre. Demokratët kanë zbritur në terren bashkë me ekipin drejtues ende pa nisur zyrtarisht fushata, ndërsa Sali Berisha ka rikthyer një sërë figurash të vjetra.

Fushata ‘derë më derë’ nuk  e solli në pushtet më 25 prill, por Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga e njëjta strategji as në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Menjëherë pas zyrtarizimit të kandidatëve, PD nisi prezantimin e tyre në struktura, e njëkohësisht takimet që zbarkuan në terren trupën drejtuese të PD.

Kryedemokrati Lulzim Basha ende nuk ka nisur takimet e përbashkëta me kandidatët, por kupola drejtuese tashmë i ka ndarë përgjegjësitë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi do të udhëheqë fushatën në Lushnje, Grida Duma në Durrës e Rrogozhinë, Enkelejd Alibeaj në Shkodër, Jorida Tabaku në Vorë  dhe Xhelal Mziu në Dibër.

Ashtu sikurse më 25 prill, demokratët nuk kanë zgjedhur takimet elektorale tradicionale, por turet me qytetarët e bizneset nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë.

Përkundrejt tyre, tashmë Sali Berisha ka nisur një tur të prezantimit të kandidatëve, nëpëmjet mitingjeve, të cilin e shfrytëzon edhe për akuzat në drejtim të Lulzim Bashës.

Fillimisht me flamujt e PD dhe përdorimin në masë të simboleve të saj, panoramë që tashmë duket më e zbehtë, Berisha prezantimin e kandidatëve ka zgjedhur ta bëjë i ndarë nga LSI, nga e cila gjeti mekanizmin për të regjistruar kandidatët.

Në fushatë, ai ka rikthyer një sërë figurash demokratësh të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kontribuuan, si Arben Imami, Arben Ristani, Myqerem Tafaj, apo Ardian Turkun që u shfaq në takimin e Rrogozhinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E "5 MAJIT"/ Momenti kur banorët përplasen me efektivët e "Shqiponjave" (VIDEO)
Previous article TELENOVELA/ Biden-Putinit: SHBA do të imponojë sanksione të shpejta e të rënda ndaj Rusisë nëse pushton Ukrainën

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT