• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOTA MBAN FRYMËN/ Mediat kalojnë me lajm të fundit, anijet ruse marrin urdhrin të dalin nga bazat
Home
Nderkombetare

BOTA MBAN FRYMËN/ Mediat kalojnë me lajm të fundit, anijet ruse marrin urdhrin të dalin nga bazat

12 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Bota është duke mbajtur frymën ndërkohë që ushtria ruse e ka rrethuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu, ndërsa gazetarët e huaj raportojnë se Putin e ka dhënë tashmë urdhrin për sulm. Gjatë 24 orëve të fundit nga Kievi janë larguar diplomatët amerikanë dhe rusë, ndërsa një pjesë e mirë e vendeve, përfshi edhe Shqipërinë i kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen prej andej.

Ndërkohë që ndodh e gjithë kjo, ushtria ruse ka njoftuar një stërvitje të madhe në zonën e Bjellorusisë dhe Detit të Zi, gjë që sipas mediave ndërkombëtare është sinjali kryesor i pushtimit të Ukrainës.

Gjatë orëve të fundit 30 anijeve të flotës ruse në Detin e Zi i është dhënë urdhri të dalin në det të hapur duke u larguar nga portet e Sevastopolit dhe Novorossiysk-ut. Anijet në fjalë janë të pajisura me raketa dhe të gatshme për veprime luftarake edhe pse thuhet se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë.

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video ku në qiellin e Krimesë së aneksuar nga Rusia po fluturojnë helikopterë të shumtë si Mi-8 dhe Ka-52.

SHBA-të dhe NATO besojnë se ushtria ruse do të sulmojë Ukrainën gjatë orëve apo dy ditëve në vijim pas mbledhjes së të gjithë arsenalit ushtarak përreth këtij shteti. Një ditë më parë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken tha se e presin një sulm këto ditë, ndërsa mediat amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve ushtarake se sulmi do të ndodhë deri të martën.

Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka nisur një process destabilizimi të vendit që prej vitit 2014 ku separatist pro rusë morën kontrollin në rajonet lindore, ndërsa vetë ushtria ruse aneksoi Krimenë, raporton abcnews.al.

Dy ditë më parë NATO i ktheu përgjigje Rusisë duke theksuar se nuk mundet që të ndalojë anëtarësimin e shteteve në aleancë pasi kjo bëhet me vullnetin e tyre. Rusia kishte kërkuar bllokimin e zgjerimit të NATO-s dhe largimin e saj deri te kufijtë e vitit 1997 duke lënë jashtë të gjitha republikat balltike, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË NISË EVAKIUMI I KRYEQYTETIT/ Ukrainën e zë frika, përgatitet për pushtimin rus
Previous article NGA RRUGA, INTERNETI E DERI TEK QENDRAT E MASAZHIT/ "El Pais" nxjerr studimin: Ja si është dixhitalizuar industria e seksit

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT