Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ku në mesin e të cilëve janë arrestuar 10 shqiptarë.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se autoritetet i ishin vënë pas të rinjve duke i monitoruar prej muajsh.
Në aksionin e ndërmarrë në Alicante, policia bastisi gjashtë banesa dhe u sekuestruan 2000 bimë kanabis dhe 4330 euro që mendohet se janë fituar nga trafiku i drogës.
Sipas policisë, banda vepronte në mënyrë perfekte si një grup i strukturuar si dhe kishin disa banesa dhe objekte industriale të shpërndara në të gjithë provincën e Alicante, të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.
Të mbjellat e vendosura brenda këtyre ndërtesave kishin një sistem elektrik të sofistikuar të përbërë nga disa transformatorë dhe sisteme drite që favorizonin rritjen e bimëve.
Hetimi u krye nga agjentë të grupit të narkotikëve të Brigadës së Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elçe.


