Një vit më parë, në Shkodër u gjet e pajetë në banesë dhe me shenja prerje në fyt 47-vjeçarja Violeta Gurraj. Sot, motra e të ndjerës, Valentina Mashi ka treguar historinë e dhimbshme dhe vuajtjet që ka kaluar motra e saj.
Ndërsa flet për konflitket që Violeta ka pasur me familjarët e burrit, por edhe me djalin e saj, motra thotë se atë e kanë vrarë në mënyrë barbare.
Sipas Valentina Mashit, e motra e saj vuante nga depresioni, pasi në të kaluarën i kanë vdekur edhe tre fëmijë.
Motra: Absolutisht nuk është vetëvrasje. Aty e kanë vrarë, e kanë prerë në fyt. Jeta e motrës sime ka qenë horror. Jemi rritur jetime, unë 4 vjeçe ajo 8. Që kur është martuar, atë nuk e ka dashur njeri. E mbaj mend që njëherë më ka ardhur vjehrra dhe kunati edhe thoshin nuk na dëgjon Violeta ne. Duhet të jetë mirëkuptimi, jo ta shkelni gjithmonë me këmbë. Po të marrësh në pyetje njerëzit që ka punuar dhe komunikuar, s’ka njeri të thotë që është e keqe.
Pyetje: Ka bërë një dënim për një rrahje të kunatës dhe vjehrrës. Keni vënë re probleme depresioni?
Motra: I kanë vdekur tre fëmijë, kanë lindur të sëmurë në pankreas. Njëri i ka vdekur 8 muajsh, një vajzë 3 javëshe dhe vajza tjetër 9 vjeçe. Kjo e këputi fare. Ajo ka qenë në depresion, por e ka ndihmuar edhe shtëpia. Motra ime nuk ka qenë rrugaçe, ka qenë një punëtore. Ka punuar dhe ka jetuar.


