• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT E TRAFIQEVE/ Gledis Nano prezanton strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit
Home
Breaking News

LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT E TRAFIQEVE/ Gledis Nano prezanton strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit

11 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi një takim me përfaqësuesit e vendeve partnere, të atashuar në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit, Nano prezantoi strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, si një kapacitet më shumë në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi e të asaj kombëtare në veçanti.

Nano: “Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar në bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të luftuar bashkërisht në një front kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në këtë kuadër jam shumë i vendosur dhe i motivuar që të përkrah e jetëzoj çdo iniciativë që i shërben këtij qëllimi. Rritja teknologjike me hapin e kohës do të bëjë të mundur që strukturat e Policisë së Shtetit të jenë më të afta dhe t’i godasin në kohë aktivitetet kriminale.

Forcimi i bashkëpunimit me oficerët ndërlidhës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare, shkëmbimi në kohë i informacioneve dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta janë format e duhura për të bërë të mundur rritjen akoma më shumë të forcës goditëse ndaj krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. Besoj fort se Njësia e Informacionit të Pasagjerit e Policisë së Shtetit do të veprojë dhe do të arrijë suksese bashkë me partnerët, duke u siguruar atyre të njëjtat standarde”, – ka përfunduar fjalën e tij Drejtor Nano.

 

 

Në këtë takim morën pjesë të gjithë përfaqësuesit diplomatikë të organizatave policore homologe në Shqipëri, organizatat ndërkombëtare partnere, si edhe autoritetet kompetente që janë pjesë e Njësisë së Informacionit të Pasagjerit. Njësia e Informacionit të Pasagjerit në Departamentin e Policisë Kriminale është një njësi inteligjente dhe do të jetë e përqendruar në parandalimin e veprave terroriste, krimeve të rënda dhe trafiqeve të paligjshme, duke u ofruar më shumë siguri qytetarëve dhe vendeve tona.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE TË DJEG MIZA TY?" Ermali zbulon se do marrë Borën në sezonin e dytë të serialit të tij, reagimi i Donaldit: Duhet ta paguash...
Previous article TENSIONE NË MOSKË/ Lavrov largohet në mes të konferencës me diplomaten britanike, e lë atë vetëm në podium

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT