• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist
Home
Sociale

LAJM I MIRË/ Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist

11 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur ‘The Economist’, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm. Vendi ynë renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Shqipëria, në vitin 2021, hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik). Grupi i parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.

Vendi është më dobët në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.06 pikë (ndonëse ky tregues ka qenë me rënie në dy vitet e fundit), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë (njësoj me vitin e kaluar), funksionimi i qeverisë (6.43, nga 5.36 që ishte në renditjen e vitit të kaluar), kultura politike (5.6, në rënie nga 6.25 vitin e kaluar).

Në një shkallë të përgjithshme të vlerësimit nga 1 në 10 pikë, Serbia shënoi 6.36 pikë (+0.14 pikë krahasuar me 2020), e ndjekur nga Shqipëria me 6.11 pikë (+0.03), Maqedonia e Veriut me 6.03 (+0.14) dhe Mali i Zi me 6.02 pikë (+0.25). Bosnja dhe Hercegovina shënoi 5.04 pikë, që është gjithashtu është përmirësuar nga viti 2020 kur shënoi 4.84.

Ky Indeks i Demokracisë mat gjendjen e demokracisë bazuar në procesin zgjedhor dhe pluralizmin, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen politike, kulturës politike dhe liritë civile. Vendet e vëzhguara më pas klasifikohen në katër kategori: demokraci e plotë, demokraci me probleme, regjim hibrid ose regjim autoritar.

Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Zelanda e re, Finlanda, Suedia, Islanda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KUPTUAM QË NË FILLIM SE MES TEJE E DAGZ KISHTE..."/ Flori Gjini flet me Einxhel: Të përqafova pas shumë e shumë vitesh pasi ti...
Previous article HABIT Meta: Doja një mandat të dytë si president dhe të nisja karrierë diplomatike, por…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT