Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali.
Mediat e huaja raportojnë se një shtetas serb, rreth 50 vjeç, është gjetur me fytin e prerë brenda një anijeje me 450 kg kokainë. Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner me kafe nga Brazili.
Në bord u gjetën saktësisht 445 kilogramë kokainë, e cila ishte në pritje në portin e Genovas. Përveç viktimës, në bordin e anijes u gjetën dhe u persona të tjerë: Kulmva Kamal dhe Fabio Pape, të cilët përfunduan në prangat e Policisë italiane. Të dy ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke mbajtur në krahë lëndën narkotike.
Mediat italiane bëjnë të ditur se vdekja e serbit po hetohet zv/prokurori Federico Manoti dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kryer vetëvrasje. Megjithatë, është e dyshimtë fakti se arma nuk është gjetur pranë rrjedhjes. Përveç vrajses, paralelisht do të vijojë edhe hetimi për kokainën dhe itinerarin e saj, pasi nga përllogaritja e bërë, vlera e drogës së sekuestruar nëse do të arrinte në treg do të ishte 30 milionë euro.
Po ashtu, nuk dihet se ku ishte destinacioni final i kokainës, pasi së fundmi zakonisht “pako” të tilla kanë ardhur në Shqipëri përmes portit të Durrësit, për të kaluar më pas nëpër Ballkan me destinacion final vendet e Europës Perëndimore.


