Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian, kryetarja Jorida Tabaku, foli në lidhje për procesin, ku kërkoi vullnet politik nga të gjitha e palët, ndërsa u shpreh se qeveria nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë.
“Ne të gjithë biem dakord që duhet vullnet politik. Disa nga deklaratat tona këtu janë teknike dhe të tjerat politike. Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë as ndaj proceseve që janë jashtë dorës sonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë këtu, pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë’”, tha Tabaku.
Por Balla mohoi se qeveria po fshihet pas vetos së Bullgarisë, sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë.’, tha ai.
“Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye që më parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, tha ai.
Nga ana tjetër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria vijon që të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.
‘Falë edhe angazhimit tuaj si kryetar e këshillit, por edhe gadishmërisë sonë për t’ju vënë në dispozicion gjithë sa ju duhet. Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE: të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Mundësitë tona nuk kanë qenë kurrë më të mëdha, por ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolatareal midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaraisë. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë për hapjen e negaociatave me BE-në. Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projektakte. Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore.’- tha Xhaçka.


