• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJOFTIMI/ SHBA ofron 10 milionë dollarë kush jep për informacion për liderin e Shtetit Islamik në Afganistan
Home
Nderkombetare

NJOFTIMI/ SHBA ofron 10 milionë dollarë kush jep për informacion për liderin e Shtetit Islamik në Afganistan

8 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar edhe 10 milionë dollarë shpërblim për informacion që do të ndihmonte në arrestimin dhe gjykimin e personave përgjegjës për sulmin me bombë vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit në gusht të vitit të kaluar.

Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën 173 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë. Përgjegjësinë për këtë sulm e pati marrë IS-K.

Sanaullah Ghafari, i njohur edhe si Shahab al-Muhajir, është identifikuar nga SHBA-ja si lider i IS-K.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në muajin nëntor se Ghafari është emëruar udhëheqës i IS-K në qershor të vitit 2020 dhe se ai është përgjegjës për miratimin e të gjitha operacioneve në grupit në Afganistan.

Autoritetet amerikane kanë shpallur Ghafarin dhe dy liderë tjerë të grupit si terroristë globalë.

Pentagoni ka thënë javën e kaluar se është duke hetuar sulmin në aeroport, i cili është kryer në ditët e fundit kaotike të largimit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja nga Afganistani.

Sulmuesi është identifikuar nga Shteti Islamik si Abdul Rahman al-Logari, i cili është liruar prej burgut nga talibanët, pasi këta të fundit kanë marrë kontrollin e Kabulit më 15 gusht të vitit të kaluar./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË MAQEDONINË E VERIUT/ Makinat përplasen para Kuvendit, lëndohen dy ministra
Previous article "NGA PRRENJASI VIJ UNË?" Komentuesit "shpërthejnë" ndaj Monika Lubonjës: Na hëngsh m**in ti injorante...

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT