• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI UKRAINË-RUSI/ Biden thotë se SHBA-ja dhe Gjermania janë në linjë të njëjtë
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI UKRAINË-RUSI/ Biden thotë se SHBA-ja dhe Gjermania janë në linjë të njëjtë

7 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë në të njëjtën linjë, teksa punojnë për të adresuar tensionet e shkaktuara nga grumbullimi i trupave ruse pranë Ukrainës, tha presidenti amerikan, Joe Biden teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Biden tha më 7 shkurt se Gjermania dhe SHBA-ja po punojnë për të penguar agresionin rus në Evropë. Para takimit, Scholz tha se Perëndimi ishte i bashkuar në qasjen ndaj këtij problemi dhe se do të vepronte menjëherë nëse Rusia do ta pushtonte Ukrainën.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet në të njëjtën ditë kur presidenti francez, Emmanuel Macron u takua në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve pas grumbullimit ushtarak rus pranë kufijve të Ukrainës.

Kjo është vizita e parë e Scholz në SHBA pasi ai mori postin e kancelarit në dhjetorin e vitit të kaluar. Kancelari gjerman është përballur me kritika pasi nuk është pajtuar që të dërgojë armë në Ukrainë.

Para se të nisej për në Uashington, Scholz përsëriti qëndrimin se Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, por tha se Berlini është i gatshëm të dërgojë trupa në shtetet baltike.

Ndërkaq, javën e kaluar, SHBA-ja dërgoi 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Gjermani, me qëllim që të ndihmojë aleatët e NATO-s.

Perëndimi thotë se Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufi dhe dyshon se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Rusia mohon se ka plane që ta pushtojë Ukrainën, por kërkon që t’i plotësohen një sërë kërkesash të sigurisë, përfshirë edhe që NATO-ja të mos e pranojë kurrë Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ILIRIT ME ARJOLËN/ Dy banore të tjerë të Big Brother VIP puthen në buzë (FOTO)
Previous article I DEL NË MBROJTJE METËS/ Kryemadhi: Gjykata Kushtetuese është nën presion politik

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT