• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAFIA SHQIPTARE PREJ 10 VITESH VEPRON NË EKUADOR”/ Mediat në Amerikën Latine: Ekzekutime, arrestime dhe tonelata drogë që…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MAFIA SHQIPTARE PREJ 10 VITESH VEPRON NË EKUADOR”/ Mediat në Amerikën Latine: Ekzekutime, arrestime dhe tonelata drogë që…

7 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador ka zgjuar interesin e ekspertëve të hetimit të grupeve kriminale në vend për të parë edhe njëherë pozitën e shqiptarëve në atë që e quajnë mafie e Europës.

Mediat nuk kanë reshtur asnjë ditë të flasin për vrasjen e tipit mafioz që ndodhi në një zonë të populluar në Guaya, teksa Policia ende nuk ka mundur të zbulojë asgjë nga atentatorët dhe aq më pak nga porositësit.

Tashmë, ekspertët kanë nisur të ravijëzojnë profile autentike të grupeve shqiptare, duke iu referuar rasteve të ekzekutimeve të bujshme që kanë tronditur për nga mënyra brutale e eliminimeve dhe zhdukjes së gjurmëve. Në të dhënat më të fundit që janë bërë publike nga disa raporte që kanë dalë nga Policia dhe hetimi vendas, mësohet se në tokën e kokainës gjenden qindra shqiptarë. Sipas tyre, ata funksionojnë si klane familjare, janë të dhunshëm dhe kanë lidhje direkte me bazat e kokainës në Kolumbi.

Pra, sipas tyre, shqiptarët e trafikut të drogës nuk kanë nevojë për ndërmjetës të shkojnë te burimi i furnizimit. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat ekuadoriane, bëhet me dije se nëpër tokën e tyre janë futur nga Kolumbia diku te 700 tonë, prej të cilëve vendasit mund të kenë kapur afërsisht 200 tonë.

Ata thonë se vetëm në vitin 2021 Shqipëria sekuestroi 1 ton kokainë që ishte nisur nga brigjet e tyre, ndërkohë që qindra tonelata kokaine kalojnë nëpër Ekuador për të hyrë kryesisht në Europë. E në këtë lëvizje të pabesueshme, hetuesit dhe ekspertët ekuadorianë fiksojnë shqiptarët si trafikantët më të zotë dhe më të dhunshëm.

SHKRIMI NË MEDIAT VENDASE

Ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, Shqipëria kapi një ton drogë nga territori ekuadorian. Të flasësh për praninë e karteleve meksikane apo kolumbiane në Ekuador nuk është më e çuditshme, veçanërisht gjatë vitit 2021 kur shpërtheu kriza e burgjeve. Megjithatë, pak është thënë se kush është përgjegjës për dërgimin e drogës në kontinentin e vjetër, Europë.

Por një vrasës i kohëve të fundit i vuri edhe njëherë lupën organizatave kriminale të drogës që veprojnë në vend. Më 22 janar, në një restorant në Guayaquil u vra një shqiptar i quajtur Ergys Dashi. Sipas mediave europiane, ai konsiderohej si një nga drejtuesit e një bande droge dhe, për këtë, u burgos në Itali mes viteve 2014 dhe 2017.

Nuk ka qenë rasti i vetëm. Në vitin 2020, shqiptari Adriatik Tresa u vra në Daule nga persona që hynë në shtëpinë e tij të veshur si policë. Në atë kohë, autoritetet bënë me dije se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës.

Byron Ramos, zëvendësdrejtor kombëtar i Hetimit të Policisë Kundër Drogës, në një intervistë për “Ecuavisa.com” theksoi se që nga viti 2015 prezenca shqiptare e lidhur me trafikun e drogës në vend filloi të vihej re shumë më shpesh. Krahas kësaj, ai shton se 5 persona të kësaj kombësie janë arrestuar për trafik droge. Megjithatë, ai saktëson se të dhënat nuk garantojnë që janë të vetmet raste. “Operacionet që ne kryejmë janë në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, nuk reshtin së ndjekuri penalisht në Europë”.

PRODHIMI I KOKAINËS

Pse Ekuadori është kaq tërheqës për këto mafie? “Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen e prodhimit të kokainës në vendin fqinj”, thekson Mario Pazmiño, ish-drejtor i Inteligjencës Ushtarake dhe analist ndërkombëtar i sigurisë dhe mbrojtjes. Me këtë, bie dakord edhe koloneli Ramos: “Në Kolumbi, në momentin që prodhohen 1300 tonë kokainë, ata kanë parë një mundësi për ta çuar atë substancë të paligjshme përmes vendit tonë”. Pazmiño plotëson shifrën dhe thotë se sipas burimeve të inteligjencës kolumbiane, “37.5% e prodhimit të kokainës në Kolumbi kalon nëpër territorin ekuadorian”.

Kjo përqindje e drogës, shpjegon ai, “është afërsisht e barabartë me 600 deri 700 tonë, nga të cilët ne kemi kapur 200 a pak më shumë, por pjesa tjetër vazhdon të largohet përmes territorit ekuadorian”. Në fakt, ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, Shqipëria ka sekuestruar një ton drogë nga Ekuadori, zbuloi Ramos.

Më shumë zëra konfirmojnë teorinë. Një raport i publikuar në vitin 2021 nga Kombet e Bashkuara për drogën dhe krimin (UNODC) zbuloi se grupet ballkanike, veçanërisht grupet shqipfolëse, kanë fituar aksione më të mëdha të tregut të kokainës në Europë dhe kërkojnë ta blejnë atë “drejtpërdrejt në burim, duke ndërprerë ndërmjetësit.

Kjo do të thotë zgjerim i kontakteve të tyre në Amerikën Latine”, përfundojnë citimet ekspertët e antidrogës në vend.

DRITAN REXHEPI NË LIRI

Autoritetet ekuadoriane e klasifikojnë si një ndër njerëzit më të rrezikshëm që ka shkelur në tokën e tyre. Ata, veç dosjeve të shumta nga një mori shtetesh ku ka pasur aktivitet vlonjati, janë bazuar edhe në qindra të dhëna që kanë dalë nga mediat shqiptare për të konkluduar mbi tipin e tij prej kapoje të një bande të fuqishme shqiptare. Ata e arrestuan në vitin 2014 dhe thanë se shqiptari ishte i akuzuar për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në Ekuador pasi u kap me 278 kilogramë kokainë dhe u dënua me 13 vjet. Qëndroi në burgun e Latacungas, nga ku, sipas Interpolit, shqiptari operoi me komunikime të koduara për të koordinuar nisjen e ngarkesave të mëdha të drogës drejt vendeve të ndryshme të BEsë dhe të Shqipërisë. Ai mësohet se ka fituar lirinë me kusht në ditët e para të janarit të këtij viti.

Ekspertët: Ja si funksionon mafia e shqiptarëve

Sipas ish-drejtorit të Inteligjencës Ushtarake, mafia shqiptare funksionon kështu: Operativët e mafies shqiptare janë përgjegjës për të kontaktuar me kartelet meksikane dhe kështu mund të dërgojnë drogën në Europë, Azi apo Afrikë. “Kartelet punojnë për mafiozët dhe ata janë në krye të marketingut”, detajon ai.

Ngjashëm ndodh edhe me kartelet kolumbiane, shpjegon zëvendësdrejtori kombëtar i Hetimit të Antidrogës: “Është zbuluar një marrëdhënie mes grupeve të parregullta kolumbiane me mafien shqiptare, disidentët e FARC-ut mbajnë marrëdhënie me këto grupe shqiptare”. Sipas Ramos, ata jo vetëm që përdorin Ekuadorin për të dërguar drogë në Europë, por “një pjesë e substancave të prodhuara në Kolumbi dhe Peru kalojnë nëpër Brazil dhe Venezuelë”.

Ndër mafiozët, shpjegon Pazmiño, ashtu si në megabandat, ka edhe beteja për pushtet për të kontrolluar tregun dhe pikërisht atëherë ndodhin “ekzekutimet”.

Në të njëjtën linjë, koloneli Ramos shpjegon se ata janë të dhunshëm, duke shtuar se “ajo që merrej me trafikun e drogës në Europë ishte mafia italiane, por ata tashmë kanë pasur konflikt me ta (me mafien shqiptare). Prandaj ekzekutimet e shtetasve shqiptarë kryhen nga mafiozët e tyre kryesisht”.

Sipas të dhënave të migracionit, që nga viti 2017, më shumë se 700 shqiptarë kanë hyrë në vend. Në vitin 2019 ishte viti me fluksin më të lartë të njerëzve të kësaj kombësie, 193!

Por një mafie nuk duhet domosdoshmërisht të jetë e shumtë, sqaron ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake: “Mund të jenë pesë apo 10 persona, nëse kanë kontaktet e nevojshme për të lëvizur 100 apo 200 tonë, kjo është çështja, nuk kanë nevojë për sasi”. Kështu, është e vështirë të identifikohet madhësia e kësaj mafie, sepse, siç u shpjegua më parë, “ato janë organizata shumë të kujdesshme dhe përpiqen të shmangin tërheqjen e vëmendjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ SHOFERËT NË FIER E VLORË/ "Rrugorja" merr masat, 12 në pranga, pezullohen 43 patenta
Previous article "SHKELJET E TIJ JANË TË RËNDA"/ Bushka: Presidenti ndërhyri në fushatë dhe nxiti dhunë!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT