• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET SOT KAS/ Shqyrton ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’: U përdorën simbolet tona…
Home
Politikë

MBLIDHET SOT KAS/ Shqyrton ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’: U përdorën simbolet tona…

7 February, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Sot në orën 08:30 do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesa e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit. Relatori i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho, ndërsa vendimi pritet të jepet në orët e pasdites.

Edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit ‘Shtëpia e lirisë’ duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD shkruan se kërkesa e paraqitur nga LSI-PDK dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua para se këto të regjistroheshin si subjekte zgjedhore, duke rënë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye PD thotë se këtyre partive u mungon legjitimiteti.

‘Komisionit Rregullator, ka përcaktuar qartë afatin për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, 24 ore pas miratimit të kërkesave të partive politike, që përkon me datën 03.02.2022. Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor’, argumenton PD.

Një tjetër pikë që mbështetet PD ku kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

“Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

Gjithashtu sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do te propozoje kandidatet e koalicionit”, shkruan PD

Një ditë më parë KQZ vendosi largimin e Berishës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ndërsa pranoi krijimin e saj vetëm mes dy partive të regjistruar në këto zgjedhje LSI-së dhe PDK-së. Ashtu siç ligji e diktonte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi largimin e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, pasi nuk ishte regjistruar si parti dhe përdorte simbolet e një partie tjetër të kryesuar nga Lulzim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 7 SHKURT/ Bëni kujdes në dashuri...mësoni çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Previous article MOS E NDANI ÇADRËN NGA VETJA.../ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit Aktualitet

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT