• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA PLAZHE…”/ Faqja e njohur braziliane: Shqipëria e mbushur me histori dhe bukuri natyrore
Home
Sociale

“KA PLAZHE…”/ Faqja e njohur braziliane: Shqipëria e mbushur me histori dhe bukuri natyrore

6 February, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është një vend ku do të zbuloni histori dhe bukuri të shumta natyrore, ndërkohë që ajo shërben si një alternativë për turistët që duan të kursejnë para’, shkruan Priscila Carvalho për faqen e njohur turistike braziliane uol.com.br.

Vendi tërheq vëmendjen pasi është i mbushur me histori dhe plazhe të shumta.

Nën regjimin komunist deri në vitin 1990, vendi ka ende mbetje të regjimit në disa pika turistike. Kështu për shembull, me të mbërritur në Tiranë, mund të vizitohen bunkerët, që janë shndërruar në muze. Më i famshmi është Bunk’Art.

“Ka më shumë se 170 000 bunkerë të sigurt nga bombardimet bërthamore. Diktatori kishte një mani persekutimi dhe ndërtoi mijëra të tillë”, thotë blogerja Lala Rebelo (@lalarebelo ), i cili vizitoi vjet Shqipërinë.

”Tirana po zhvillohet me shpejtësi dhe ka hijeshi. Tirana po ‘vlon’. Kafene, restorante, bare të reja dhe një atmosferë optimiste, rinore. Një kala 1 300-vjeçare është shndërruar në një qendër me dyqane dhe restorante shumë të bukura”, thekson ajo.

Edhe pse në verë nuk është ende aq popullor sa plazhet e Italisë dhe Greqisë, Shqipëria meriton të jetë në listën e turistëve dhe madje ka një “Rivierë” të sajën.

”Ka plazhe me guralecë, me rërë të imët të bardhë, ka shpella, pa përjashtuar udhëtimet me varkë. Qytetet historike janë të mbrojtura si trashëgimi botërore nga UNESCO”, shton Rebelo.

Blogerja e njohur rekomandon dy plazhe që duhet të vizitojë kushdo që eksploron vendin, Dhërmiun dhe Ksamilin.

”Plazhet janë përtej klisheve”, përforcon ajo.

Lala tregon gjithashtu se transporti ua lehtëson shumë jetën atyre që eksplorojnë vendin, pasi të moshuarit nuk flasin anglisht dhe shumë ju ndihmojnë vetëm me mimikë.

“Idealja është të marrësh makinë me qira ose të vish me rulotë. Kisha dëgjuar që rrugët ishin të këqija, por nuk është e vërtetë. Eksploroni Beratin, qytetin e një mbi një dritareve dhe Gjirokastrën, një qytet bizantin, me ndërtesa guri”, shton blogerja.

”Shqipëria është vendi ideal për ta vizituar edhe me çantë shpine. Është e mundur të gjesh hotele shumë simpatike dhe të shpenzosh pak”, sipas saj.

Ajo gjithashtu thekson se për udhëtarët që duan shumë luks, vendi mund të mos jetë më i përshtatshmi. Kjo për shkak se ajo është ende duke u modernizuar dhe po tërheq ngadalë turistë nga e gjithë bota./ ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË BANESËN NË BULQIZË/ Kryefamiljari: Kam vajzën 8-muajshe, familjarët i kishte njoftuar komshiu
Previous article IU DOGJ SHTËPIA NË BULQIZË/ Banorja: Shkak janë bërë linjat elektrike të amortizuara

s.autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT