• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA ME UKRAINËN/ Avionët bombardues rusë fluturojnë mbi Bjellorusi
Home
Nderkombetare

KRIZA ME UKRAINËN/ Avionët bombardues rusë fluturojnë mbi Bjellorusi

5 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rusia këtë të shtunë dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, teksa kriza me Ukrainën ende po vazhdon.

Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse dhe me asetet e mbrojtjes ajrore gjatë një misioni katërorësh.

Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën.

Ky mision patrullimi vjen në kohën kur Kremlini ka zhvendosur trupat nga Siberia në Lindje e Largët të Bjellorusisë për stërvitje të përbashkëta. Ky dislokim përkon me grumbullimit ushtarak rus pranë Ukrainës, që ka nxitur frikën në Perëndim se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus.

Përveç grumbullimit të trupave pranë Ukrainës, Rusia po ashtu ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake nga Arktiku deri në Detin e Zi.

Dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi rriti shqetësimin e Perëndimit, që tha se ka frikë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën nga veriu.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, gjendet vetëm 75 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI NË UJËRAT E LUMIT DRIN/ Pas 1 muaji gjendet trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra
Previous article KUNJ BASHËS? Meta: Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do

Delo.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT