• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË LUSHNJË/ Bardhi prezanton Indrit Sefën dhe ironizon Genc Pollon pas akuzave të tij
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË LUSHNJË/ Bardhi prezanton Indrit Sefën dhe ironizon Genc Pollon pas akuzave të tij

4 February, 2022 s.autor Politikë

Në një intervistë pas prezantimit të kandidatit të PD per Lushnjë , Indrit Sefa, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vuri në dukje gatishmërinë e strukturës së PD për të punuar për fitoren e 6 Marsit.
I pyetur për kandidatët e tjerë, zoti Bardhi tha se nuk i interesonin as kandidati i PS, as ai i LSI-së dhe Nard Ndokës. “E sigurtë është që kandidati i PD është më i miri, është kandidati fitues, që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ne nuk do të bëjmë fushatë negativiste. Kandidati ynë është një djalë Lushnje dhe beteja jonë është për qytetarët.
Gazment Bardhi veçoi ndershmërinë si një nga pikat më të forta të Indrit Sefës. Dhe nuk kurseu Genc Pollon për shpifjet ndaj kandidatit të PD.

“Demokratët kanë ditur gjithmonë ta dallojnë të mirën nga e keqja, të dallojnë kontribuesit nga përfituesit 30 vjeçar nga sigla e PD. Kush i është afruar PD në opozitë, as nuk duhet të sulmohet, as të linçohet, por vetëm të vlerësohet. Qytetarët e Lushnjes do të ndëshkojnë me votë ata që siglën e partisë e kanë përdorur për përfitime personale dhe që duan, edhe sot, të përdorin demokratët si mish për top. Kandidati i PD është kandidati më i mirë që i ofrohet qytetarëve të Lushnjës, një njeri me integritet, profesionist i shkëlqyer si avokat, demokrat që i ka shërbyer demokratëve. Në lidhje me sulmet e ish kolegut tim Genc Pollo për Indrit Sefën, shpreh keqardhje. Pollo u votua në Lushnjë dhe në 4 vjet nuk u kujtua për hallet dhe problematikat e Lushnjes. Ndërkohë që Genc Pollo është milioner, Indrit Sefa i ka ofruar shërbim mbrojtës falas dhe do t’ia ofronte sërish, po të ishte në PD, për ndonjë proces që mund t’i hapet Pollos për hallet e veta personale. Është e ulët dhe papërgjegjshmëri e madhe, që në vend qe të sulmosh kandidatin e PS, sulmon me baltë, shpifje kandidatin e demokratëve. Indrit Sefa është një demokrat i ndershëm, që vetëm i ka dhënë Partisë Demokratike dhe nuk do ta shikoni duke marrë diçka mbrapsht, siç kanë bërë ata që baltosin demokratët.”, – tha Gazment Bardhi.andidati Indrit Sefa tha se fokusi i tij i vetëm janë lushnjarët dhe ajo akuzat e kundërshtarëve. “Qëllimi ish është shërbimi ndaj qytetarëve dhe kjo është e para. Është një sfidë e vështirë duke patur parasysh shtrirjen e madhe dhe kohën e shkurtër për fushatë, por kjo do të jetë më e ëmbla fitore që demokratët kanë patur në Bashkinë Lushnjë”. I pyetur nëse ka lidhje me kandidatin e PS, që ka të njëjtin mbiemër, Indrit Sefa sqaroi se nuk ka asnjë lidhje gjaku. “Është thjesht rastësia që kemi të njëjtin mbiemër. Lushnjarët na njohin. Unë jam lindur dhe rritur në Lushnjë, kandidatja e PS është nga një zonë tjetër e Lushnjës. Nuk kemi asnjë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.”- tha kandidati i PD për Bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHET QEVERIA E MALIT TË ZI/ A do të bëhet Dritan Abazoviç kryeministër?
Previous article "INTER PA PIKA TË DOBËTA"/ Analiza e Fabio Capellos: Milani mund ta shtangë me… shpejtësi

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT