• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ BE krah Shkupit: Mbështetje për negociatat, por zgjidhni ngërçin me Bullgarinë
Home
Rajon

INTEGRIMI/ BE krah Shkupit: Mbështetje për negociatat, por zgjidhni ngërçin me Bullgarinë

4 February, 2022 s.autor Rajon

Maqedonia e Veriut ka një mbështetje të fortë të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në këtë organizatë. Ky është mesazhi që presidenti i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski ka marrë gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Von der Leyen dhe Michel kanë vlerësuar progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit europian, duke nxitur vendin të vazhdojë më tej reformat thelbësore, si forcimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë, konsolidimi i shtetit ligjor, rritja e profesionalizimit dhe pavarësisë në administratës publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata kanë përgëzuar presidentin e Maqedonisë së Veriut për rolin e vendit në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Por pavarësisht mbështetjes së pakursyer të institucioneve europiane dhe 26 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, ngërçi bilateral me Bullgarinë lidhur me disa elemente të zbatimit të traktatit të fqinjësisë së mirë është pengesa e vetme për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. Krerët e institucioneve europiane janë të angazhuar për të bërë presion mbi Bullgarinë, por ky presion ka dështuar gjatë tre presidencave të mëparshme të njëpasnjëshme në krye të BE-së, Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë.

Tashmë, në nivelin europian konsiderohet, se zgjidhja vjen vetëm nga vullneti i dy palëve për të zgjidhur çështjet e historisë, gjuhës dhe identitetit. Pala bullgare ka përcaktuar një kalendar gjashtëmujor për zgjidhjen e këtyre çështjeve, që përkon me fundin e presidencës franceze të BE-së. Presidenca franceze nga ana e saj ka shprehur përkushtimin për ta shoqëruar procesin e këtij kalendari. Zgjidhja e ngërçit bilateral do të mundësojë jo vetëm aprovimin e kuadrit negociues me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë, duke i hapur rrugë fiksimit tê një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet, që shënon dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË RRINË ME DONALDIN SE..."/ Einxhel ironizon Beniadën dhe Monikën: Unë haj vetëm tollumba, jo kadaif e bakllava
Previous article E KTHYEN BURGUN NË DISKO/ Gjykata e Elbasanit merr vendimin për zyrtarët e arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT