Kryesia e PD do te mblidhet sot pasdite ne oren 19.00 per te miratuar kandidatet me te cilet Partia Demokratike do te garoje ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.
“Panorama.al” ka siguruar mesazhin me te cilin Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i eshte drejtuar anetareve te Kryesise se PD.
“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”, thuhet ne mesazh.
Mesazhi i Gazment Bardhit
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
KANDIDATËT E PD
Durrës
Luan Hoti
Rrogozhinë
Ferdinand Saraçi
Lushnjë
Indrit Sefa
Vorë
Ymer Marku
Shkodër
Xhemal Bushati


