• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Drejtori i ARRSH: Rrugët janë të gjitha të kalueshme, kemi hedhur 5 mijë ton kripë
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Drejtori i ARRSH: Rrugët janë të gjitha të kalueshme, kemi hedhur 5 mijë ton kripë

2 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi i ftuar në Report Tv tha se pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit, të gjitha akset rrugore që menaxhohen nga ARRSH-ja nuk janë të bllokuara.

Për pastrimin e rrugës nga bora, ai sqaroi se janë plot 114 borëpastruese në terren në dispozicion të situatave të ndryshme, ndërsa theksoi se deri më tani janë hedhur rreth 5 mijë ton kripë.

“Akse të bllokuara nuk kemi në asnjë zonë që menaxhohet nga ARSH, pjesa tjetër menaxhohet nga Bashkitë mund të kemi disa rrugë tek tuk në zona të thella. Rruga e Arbrit është e kalueshme në pjesën më të madhe të saj. Kemi përdorur me investime të bëra nga kompanitë dhe By-passin e tunelit të rrugës së Arbrit. E kemi thënë edhe gjatë hapjes që nëse ka reshje bore, do të bllokohet. Kjo nuk do të thotë që rruga e Arbit është bllokuar është thjesht e pezulluar derisa borëpastrueset ta pastrojnë. Kemi 114 mjete borëpastruese, kemi futur në qarkullim edhe mjetet e reja borëpastruese, ato e bluajnë borën dhe e nxjerrin jashtë rrugës. Kemi hedhur mbi 5 mijë  ton kripë deri më tani në rrugët e vendit.”, u shpreh ai.

Bypassin e Vlorës i cili pritet të jetë në dispozicion të qytetarëve në verë të këtij viti, Berberi e cilësoi si pjesë të gjerdanit, i cili do t’i jap zonës shumë vlera.

“Bypassi i Vlorës do të përfundojë gjatë këtij viti dhe është një nga pjesët e pazzëllit.  Bypassi i Fierit, Bypassi i Vlorës, dalim tek Orikum-Dukatin, kemi tunelin e Llogorasë, kemi Palasin dhe gjithë e gjithë kjo nisi me aeroportin e Vlorës.  Janë pjesë e gjerdanit që kur të mbarojnë do t’i japi shumë vlerë kësaj zone.”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në “Studio Live”, lidhur me aksidentin e rëndë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku humbën jetën tragjikisht 3 persona, kreu i ARRSH tha se shkaku i tij nuk ishin barrierat mbrojtëse të shkatërruara.

Ai theksoi se sipas informacioneve që ai ka,barrierat mbrojtëse të rrugës ishin prezente, por sipas tij ato mund të mbajnë vetëm një peshë të caktuar.

“Barrierat mbrojtëse ishin të montuara në atë rrugë, ishin prezente dhe kanë mbajtur atë forcë që janë të parashikuara të mbajnë. Ato vendosen në bazë të kategorisë rrugore dhe te tipologjisë së saj.”, tregoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Milwaukee, 5 adoleshente të plagosura
Previous article ZGJEDHJET E PJESSHME TË 6 MARSIT/ Mediu: Ja arsyet pse s’pranova të bëja koalicion me Bashën e me Berishën

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT