• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Johnson dhe Putin pritet të bëjnë bisedë telefonike
Home
Nderkombetare

TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Johnson dhe Putin pritet të bëjnë bisedë telefonike

2 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të zhvillojë sot (të mërkurën) një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Një ditë më parë zoti Johnson tha se ai vazhdonte ende të besonte tek një zgjidhje diplomatike për krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Gjatë një vizite në Kiev, zoti Johnson tha gjithashtu se grumbullimi i më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi është “ndoshta demonstrimi më i madh i armiqësisë ndaj Ukrainës, i kohërave tona”.

Ai shprehu mbështetjen për të drejtën e Ukrainës për të vendosur vetë për qëndrimet e saj dhe tha se përgatitja e sanksioneve nga aleatët perëndimorë kundër Rusisë në rast se pushton Ukrainën nuk është një “shfaqje armiqësie ndaj Moskës por më tepër, një demonstrim i mbështetjes ndaj Kievit”.

“Është jetike që Rusia të tërhiqet dhe të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe besoj se kjo është ende e mundur”, tha zoti Johnson.

Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës do të vazhdojë të enjten me një vizitë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Kiev, ai pritet të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Këshilltari kryesor i zotit Erdogan, Ibrahim Kalin, zhvilloi një bisedë të martën me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan.

Në një deklaratë të palës amerikane thuhej se gjatë bisedës u theksua angazhimi i përbashkët për vazhdimin e diplomacisë sikurse përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës.

Të martën Presidenti rus Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë injoruar kërkesat kryesore të Rusisë, që lidhen me pengimin e Ukrainës që të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe tërheqjen e trupave të aleancës nga Evropa Lindore. Nga ana tjetër Uashingtoni përsëriti mbështetjen ndaj Ukrainës dhe integritetit të saj territorial.

Në komentet e tij të para publike, pas më shumë se një muaji, mbi ngërçin diplomatik të krijuar me Perëndimin mbi Ukrainën, zoti Putin tha se Kremlini po vazhdonte ende të shqyrtonte përgjigjen e SHBA-ve dhe NATO-s ndaj kërkesave ruse mbi sigurinë.

Perëndimi ka refuzuar të bllokojë përpjekjet e Kievit për anëtarësim në NATO, duke thënë se asnjë vend i huaj nuk ka të drejtën e vetos mbi atë se cili i vend i përket aleancës ushtarake.

“Tashmë është e qartë se shqetësimet themelore ruse janë injoruar”, tha zoti Putin gjatë një konference për shtyp.

Por ai tha se megjithatë është e mundur të negociohet për t’i dhënë fund bllokimit nëse merren parasysh interesat e të gjitha palëve, përfshirë shqetësimet ruse mbi sigurinë.

“Shpresoj se përfundimisht do të gjejmë një zgjidhje, megjithëse e kuptojmë se nuk do të jetë e lehtë”, njoftoi agjencia Associated Press duke iu referuar deklaratave të zotit Putin.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi mbështetjen e Uashingtonit ndaj Ukrainës në një telefonatë të martën me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov,

Departamenti i Shtetit njoftoi se zoti Blinken kërkoi nga Rusia të ulë menjëherë tensionet përgjatë krahut lindor të Ukrainës duke tërhequr trupat ushtarake.

Ai përsëriti gjithashtu se SHBA-të do të vendosin sanksione ekonomike të shpejta dhe të ashpra kundër Moskës, nëse ajo pushton Ukrainën.

Më vonë këtë muaj, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojë Evropë për t’u takuar me aleatët e NATO-s.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës të martën sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se zoti Austin do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg, më 16 dhe 17 shkurt./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Gjashtë viktima dhe mbi 2,500 raste brenda 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT