• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË UASHINGTON/ Takim “kokë më kokë” me sekretarin Antony Blinken
Home
Politikë

RAMA NË UASHINGTON/ Takim “kokë më kokë” me sekretarin Antony Blinken

2 February, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për tu takuar me Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe sekretarit Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G. Në 19 Gusht 2021 sekretari Blinken i telefonoi kryeministrit Edi Rama për ta falendëruar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afgan në nevojë.

Administrata e presidentit Biden përmes sekretarit Blinken po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Vetë sekretari Blinken emëroi tre muaj më parë, Gabriel Escobar si të dërguar special për Ballkanin.

Ky takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin Blinken vjen në një kohë kur në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha ka intensifikuar retorikën anti amerikane pas shpalljes Non Grata. Madje në mënyrë të paprecedentë si asnjë prej 200 personave non grata nga SHBA, ndërmori dorëzimin e një padie ndaj sekretarit Blinken në një gjykatë franceze.

Pasi i qëndroi stoik kërkesës amerikane për Sali Berishën, ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kreu PD Lulzim Basha, gjatë vizitës të fundit në Tiranë të Gabriel Escobar./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Ishte duke lëvizur me biçikletë, burri vdes në mes të rrugës
Previous article DIGJITALIZIMI I DOKUMENTAVE/ Lame: Në Kadastër do të punësohen 230 të rinj

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT