• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI BERISHA-META/ Prapaskenat e shpalljes së koalicionit “Shtëpia e lirisë”
Home
Politikë

RIKTHIMI BERISHA-META/ Prapaskenat e shpalljes së koalicionit “Shtëpia e lirisë”

1 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

“Shtëpia e lirisë” quhet koalicioni që rikthehet 9 vjet pas marrëveshjes së parë Berisha-Meta në vitin 2013. Aleanca e sapokrijuar ka publikuar marrëveshjen për koalicionin dhe logon e re, në të cilën është parashikuar regjistrimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve përmes LSI-së dhe përfaqësuesve të saj.

Por si pritet të funksionojë marrëveshja e firmosur nga Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka që tashmë i ka gati disa prej kandidatëve?

Meta zëvëndëson de facto Kryemadhin

Kur lajmëroi koalicionin me LSI për zgjedhjet e 6 Marsit, Sali Berisha nuk e fshehu faktin se ishte takuar me Ilir Metën për t’ i dhënë formë aleancës. Për herë të parë del në pah, fakti se Presidenti ka hedhur një hap jashtë institucionit që drejton, duke u përfshirë direkt në fushatën zgjedhore dhe duke marrë përsipër të luajë rolin e negociatorit dhe përfaqësuesit të partisë që e themeloi vetë në 2004.

Siç ka paralajëmruar Monika Kryemadhi, ajo do të tërhiqet nga drejtimi i partisë sapo Meta të përfundojë mandatin e presidentit. Pas deklaratës së Berishës, kuptohet se Meta nuk ka pritur më për ta bërë fakt të kryer, marrjen e frenave në LSI.

Ndaj, pavarësisht se në marrëveshje është firma e Monika Kryemadhit, de facto, marrëveshja është firmosur nga Ilir Meta.

Hija e Bashës në marrëveshje

Në marrëveshjen e koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit me LSI dhe PDK, ka një fjali ku thuhet se “Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama”.

Që koalicioni Berisha-Meta është kundër Edi Ramës kjo është e qartë, por brenda garës për bashkitë, ka një garë tjetër për të cilën flitet më pak, por është me po aq interes. Është lufta brenda llojit, që nisi me shpalljen non grata të Berishës, vazhdoi me përplasjen e dhunshme në 8 Janar dhe vazhdon ende sot në gjykatë.

Duke qenë se mungon një pikë referimi për mbështetjen që ekziston mes demokratëve për Berishën apo për Bashën, 6 Marsi shihet si dita kur do të dalë rezultati i parë me votë që do të tregojë mbështetjen që ka njëri apo tjetri.

Kandidatët nga primaret, por LSI e para e koalicionit

Si Berisha, ashtu dhe Meta kanë bërë disa lëshime për t’i dhënë formë simbiozës politike të 6 Marsit. Në marrëveshje, mes të tjerash shkruhet se “Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është partia Lëvizja Socialiste për Integrim”. Afërmendsh, selitë e LSI-së dhe degët e saj do të përdoren nga koalicioni i përbashkët në zgjedhjet e 6 Marsit duke i dhënë LSI-së një rol të veçantë në koalicion, sipas specifikave të çdo qyteti.

Në anën tjetër, LSI ka bërë një hap pas për emrat e kandidatëve në garë. Pasi zhvilloi një proces zgjedhjesh brenda mbështetësve, Berisha zgjodhi 6 kandidatë për garën e 6 Marsit duke mos lënë asnjë mundësi konkurimi nga partia e Ilir Metës. I vetmi që mund të ketë ndikim të dyfishtë është Premtim Kryemadhi i Dibrës, që tha se ishte i afërt i Monika Kryemadhit.

Më poshtë, marrëveshja e koalicionit “Shtëpia e lirisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DEBORES NE KORCE/ Trashësia deri në 15 cm, Dardha kalohet vetëm me zinxhirë
Previous article UDHETIMET/ Rregulli i ri i BE, ja si parashikohet lehtësimi i lëvizjes së njerëzve

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT