• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
UDHËZIM I RI/ Kriteret që skualifikojnë nga gara për të fituar kredi të butë
Home
Ekonomi

UDHËZIM I RI/ Kriteret që skualifikojnë nga gara për të fituar kredi të butë

1 February, 2022 s.autor Ekonomi

Mundësia për të blerë një shtëpi me interes të zbutur
këtë vit në kryeqytet vjen me kushte më të rrepta dhe shanse më të pakta
për ta fituar.

Kjo, për shkak se Bashkia e Tiranës, përpara se të hapë programin e subvencionimit të kredive, ka bërë disa ndryshime në udhëzim, duke shtuar më shumë filtra, çka ua vështirëson më tepër garën qytetarëve në përzgjedhjen finale të fituesve. Në fillim të muajit shkurt, pritet të hapet faza e dytë dhe vendimtare për 300 kredi shtëpie kundrejt një interesi të zbutur 3 për qind. Pjesa tjetër e interesit në vite mbulohet nga bashkia për gjithë kohëzgjatjen e kredisë. Puna nuk përfundon me marrjen e “OK” nga bashkia. Përfituesit duhet të bindin më tej bankën ku zgjedhin të marrin kredinë, që janë të aftë të përballojnë këstet mujore për apartamentin, të cilin mund të fillojnë ta shikojnë menjëherë sapo emri i tyre të votohet në Këshill Bashkiak.

NDRYSHIMET

Nisur nga problematikat e hasura gjatë zbatimit të programit social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë” në vitet e kaluara, nga i cili janë penalizuar një numër i konsiderueshëm aplikuesish, Bashkia e Tiranës e ka parë të udhës të vërë dorë në udhëzim duke bërë disa saktësime dhe shtesa në dokumentacionin që duhet të bëjnë gati 2405 qytetarët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes. “Duke pasur synim kryesor mbarëvajtjen e këtij procesi, si edhe informimin e publikut me qëllim dhënien e një informacioni të plotë, të kuptueshëm dhe të lexueshëm për çdo individ/familje, nëpërmjet memos nr.36107 prot., datë 21.09.2021, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale i parashtron Këshillit Bashkiak saktësimin e listës së dokumentacionit, të parashikuar në Aneksin nr. 4”, citohet në udhëzimin e miratuar në 28.09.2021.

Më konkretisht, për të vërtetuar që familja, e cila kërkon strehë, nuk e ka një pronë të dytë, nuk mjafton vetëm vërtetim nga aplikuesi kryesor, por për çdo anëtar të familjes. Madje, përveç kësaj, për të shmangur çdolloj abuzimi, kusht për të qenë fitues është edhe një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që aplikuesit të mos kenë bërë asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë në pesë vitet e fundit. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore. Përveç shtrëngimeve, bashkia ka bërë edhe lëshime në disa raste. Familjet, në përbërje të së cilës bashkëshortja është me leje lindjeje ose raport, si shumatore të ardhurash në familje, merret për bazë periudha përpara barrëlidnjes. Të privilegjuar janë edhe qytetarët që punojnë në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët mund të dorëzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e tyre.

Në listën voluminoze të dokumenteve shabllon që kërkohen për të gjithë qytetarët, në udhëzimin e ri saktësohen edhe ato shtesë për kategori të caktuara që vërtetojnë gjendjen e tyre (në tabelën përbri shkrimit). Mosplotësimi i kushteve të përmendura përbën kriter skualifikues. Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave të familjeve (referuar tabelës brendashkruar) kërkohet sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë dhe do të përcaktohet në të dhënat e përditësuara të Institutit të Statistikave. Programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese.

DOKUMENTET PËR KATEGORI TË CAKTUARA

1. Vërtetim nga zyra përmbarimore për masën e
pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të
Gjykatës, me përjashtim të rasteve kur ky vërtetim
kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe
maksimale të përfituesve potencialë.

2. Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar
për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria
Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.

3. Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat, të
cilët janë regjistruar si persona punëkërkues të
papunë.

4. Vërtetimi për individët në moshë madhore, të cilët
ndjekin studimet.

5. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore nëse
kanë detyrime të papaguara për personat e vetëpunësuar.

6. Vërtetim mbi bazën e vlerësuar/Vërtetim për
pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas
datës 01.01.2012)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MË DJEGË ME BENZINË"/ 35-vjeçarja nga Tirana rrëfen dhunën barbare nga bashkëjetuesi: Më la lakuriq jashtë portës...
Previous article AKSIDENTI TRAGIK/ Dëshmitari rrëfen tmerrin: Nxorëm djalin e vogël, gruaja kishte vdekur...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT