• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA/ Bledar Muça u vra një javë pas “Kasapit”, dëshmitarit kyç në gjyqin kundër bosit të drogës në Holandë
Home
Breaking News

DETAJE TË REJA/ Bledar Muça u vra një javë pas “Kasapit”, dëshmitarit kyç në gjyqin kundër bosit të drogës në Holandë

31 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy trafikantë droge janë vrarë në Europë gjatë javëve të fundit. Një prej tyre do të ishte dëshmitar në gjyqin kundër bosit të krimit të Ridouan Taghi në Holandë. Taghi është arrestuar në vitin 2019 në Dubai dhe përballet me disa akuza për vrasje, porositjen e tyre nga qelia dhe shpërthimin e një trazire në burg. Mes viktimave është edhe një shqiptar, por mediat e huaja nuk japin detaje nëse ka lidhje me Taghi-n.

Bledar Muça, 39 vjeç, shkruajnë mediat ndërkombëtare, u vra jashtë apartamentit të tij në Belgjikë të shtunën. Ai besohet se ishte krahu i djathtë i dy trafikantëve shqiptarë të drogës. Muça jetonte në Londër me një dokument fals deri në vitin 2020. Vrasja ndodhi një javë pas atentatit ndaj një trafikanti droge nga Utrehti i Holandës.

Bledar Muça u vra një javë pas “Kasapit”, dëshmitarit kyç në gjyqin kundër bosit të drogës në Holandë

Ebrahim Buzhu, 52 vjeç, i cili njihej edhe si “Kasapi” u gjet i vdekur me një plumb në kokë në makinën e tij të djegur në Cadiz të Spanjës. Buzhu mendohet se ishte rivali i Taghi-t dhe mësohet se ka dëshmuar kundër tij në polici në vitin 2015. Buzhu do të ishte një dëshmitar shumë i rëndësishëm në këtë gjyq.

Taghi, së bashku me 16 persona të tjerë, ishin pjesë e një grupi kriminal që njihej si “Mocro Mafia”. Taghi u kap në apartamentin e tij luksoz në Dubai dhe është ekstraduar në Holandë për të dalë para drejtësisë. Disa raporte kanë zbuluar se Taghi i ka dhënë një kushëririt të tij avokat planet që ka pasur për t’u arratisur. Mendohet se Taghi do të paguante mercenarë nga Ballkani që ta lironin  nga burgu.

Por avokatja kryesore e tij i ka mohuar akuzat.

Bledar Muça u vra një javë pas “Kasapit”, dëshmitarit kyç në gjyqin kundër bosit të drogës në Holandë

Policia holandeze ka rritur sigurinë ndaj kryeministrit Mark Rutte për ta mbrojtur si pasojë e frikës për një tentativë sulmi ose rrëmbimi ndaj tij. Masat e sigurisë janë rritur prej kur kreu i qeverisë atje u zotua të pastronte Holandën nga bandat e drogës si pasojë e vrasjes së reporterit Peter De Vries në Korrik 2021.

Vrasja e gazetarit lidhet po me gjyqin e Taghi. De Vries po këshillonte dëshmitarin kyç Nabil Bakkali ndaj bosit të drogës. Taghi dyshohet se ka vrarë vëllain e Bakkali-t.

Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës hyn në Antwerp dhe më pas dërgohet në Holandë. Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Europë kontrabandohet nëpërmjet Belgjikës me një qarkullim prej 130 miliard Dollarësh në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Erdogan: Ne duam paqe dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për ulur tensionet
Previous article NËN HETIM PËR FESTAT GJATË PANDEMISË/ Johnson: Falja nuk mjafton, kemi bërë një gabim dhe do ta korrigjojmë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT