• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË GRABISIN ARGJENDARINË/ Shqiptari: Anisa kërkonte 500 euro para nisjes. Si u mashtruan edhe 2 familje të tjera në Zvicër
Home
Breaking News

TENTUAN TË GRABISIN ARGJENDARINË/ Shqiptari: Anisa kërkonte 500 euro para nisjes. Si u mashtruan edhe 2 familje të tjera në Zvicër

31 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arben dhe Anisa Hoxhaj janë çifti më i përfolur i momentit në Shqipëri dhe më gjereë pas tentativës së dështuar për të grabitur një argjendari në Shkodër pak ditë më parë. Të dy ata u arrestuan nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Në emër të saj duket se ka një mori denoncimesh për vjedhje dhe mashtrim, por duket se Anisa e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një ditë më parë, Diart Hyseni, shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër kontaktoi redaksinë e abcnews.al duke denoncuar një tjetër rast vjedhjeje të Anisa Hoxhajt. Diarti tha për abcneës.al se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

I riu tha se Anisa Hoxha i kishte vjedhur të gjitha sendet me vlerë që kishte gjetur në shtëpi dhe u zhduk duke marrë edhe 3 860 franga zvicerjane.

Në rrëfimin e tij për abcnews.al, Hyseni shprehet se Anisa Hoxhaj bllokoi çdo mundësi kontakti me të pas vjedhjes duke ia bërë të pamundur që të fliste për rimarrjen e sendeve me vlerë dhe të parave.

Por ai tentoi sërish, kësaj radhe përmes së motrës.

“Motra ime i shkruajti asaj kinse kërkonte një dado. Ajo i tha se më parë duhej t’i dërgonte 500 euro dhe ajo do të nisej menjëherë për nmë Zvicër. Pasi motra ime nuk ia nisi, ajo e bllokoi direkt”, thotë i riu.

I pyetur se si ranë në kontakt me Anisa Hoxhajn, ai u shpreh se kishte bërë kërkesë në një agjenci për dado dhe agjencia i sugjeroi të renë nga Vlora.

Por, Hoxhaj duket se e ka bërë të njëjtën gjë edhe me dy familje të tjera shqiptarësh në Zvicër.

“Unë di që ajo ka mashtruar edhe katër familje të tjera në Zvicër duke i kërkuar një shumë parash paradhënie në mënyrë që më pas të nisej për në shtepinë e tyre”, shprehet Hyseni.

Një ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi denoncimi i një parukieri turk në Tiranë, i cili tha se Anisa kishte marrë një shërbim me vlerë 900 euro, të cilat nuk ia kishte dhënë.

Dy të rinjtë janë tashmë në qeli pasi gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË PREJ TË DYVE DO JETË DERI NË FUND"/ Vajzat mblidhen tek Suita, bëjnë parashikime për finalen e madhe
Previous article E RËNDË/ Të shtëna me armë zjarri mbi një patrullë policie, ndërrojnë jetën dy efektivë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT