• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK BASHKOHEM, TË GJEJË LEKËT QË HAXHOI”/ Ikbalja: Janë 10 milionë, ik ku të duash…
Home
Sociale

“NUK BASHKOHEM, TË GJEJË LEKËT QË HAXHOI”/ Ikbalja: Janë 10 milionë, ik ku të duash…

30 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Përtej konfliktit të tyre bashkëshortor për çështje parash, ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani, i kërkon Ikbales t’i japë një mundësi tjetër Pashos. Ky i fundit, premton publikisht në këtë rubrikë të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan që nuk do t’iu japë më para palëve të treta për të zgjidhur çështjen e tokës.

Gjithsesi, Ikbalja ngulmon në të sajën se e vetmja gjë që kërkon janë paratë dhe jo premtimet. A ka mbaruar dashuria 46-vjeçare mes tyre për shkak të parasë apo do të kishte një mundësi rikthimi?

Eni Çobani: Jeni 46 vjet çift. Keni 6 fëmijë, prindërit e 6 fëmijëve nuk mund të vijnë me këtë gjuhë. Zoti Pasho, çfarë i kërkoni gruas suaj që thotë unë sot do iki në Itali? Ka prerë biletën dhe unë ia pashë në fakt dhe pret që të largohet. Ju çfarë i kërkoni?

Pasho: Unë kërkoj të bashkohem, të jetojmë bashkë.

Ikbale: Nuk bashkohem, gjej lekët. I thonë 10 milionë Lekë. Nuk bashkohem.

Pasho: Të bashkohemi bashkë.

Eni Çobani: I kërkon thjesht kaq? Nuk premton ndonjë gjë tjetër se ajo thotë që nuk na japin fëmijët lekë se na i merr Pasho dhe i harxhon? Pra do harxhosh më kaq para sa ke harxhuar deri më tani se është histori pafund, nëse ti merr para nga fëmijët dhe i jep njerëzve lart e poshtë se të gënjejnë ty, dhe zonja nuk ka faj.

Pasho: Jo, nuk jap më.

Ikbale: Jo, jo të gjejë lekët që harxhoi. Nuk e dua. I thonë 10 milionë. Si punojnë ata fëmijë andej, më shumë natën se ditën.

Eni Çobani: Përballë ke burrin e 46 vjetëve.

Ikbale: Le të jetë edhe 100.

Eni Çobani: Dhe të rrijë aty?

Ikbale: Aty le të rrijë.

Eni Çobani: Po ku të shkojë 70 vjeç?

Ikbale: Ku të dojë le të shkojë. Të shkojë te mashtruesit, të rrijë bashkë me ata.

Pasho: Po kemi 46 vjet moj, të rrisim ata fëmijë së bashku.

Ikbale: Ec te mashtruesit, të të mbajnë ata se nuk më dëgjove një fjalë.

Eni Çobani: Nuk e beson më fare? Ai po të premton që nuk harxhon më.

Ikbale: Nuk i besoj fare, nuk i besoj më atij.

Eni Çobani: Do vetëm lekët, asgjë tjetër?

Ikbale: Lekët e fëmijëve, lekun tim.

Eni Çobani: Po nëse leku do të kthehej, me Pashon do bashkoheshe?

Ardit Gjebrea: Of mo.

Ikbale: Për bejë, ashtu do bashkohesha unë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË ITALI/ Regjistrohen 104.065 dhe 235 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Previous article PUBLIKON VIDEON/ Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bashkë. PD e çliruar nga hijet e të shkuarës

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT