• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUSHT SHTETI NË SHBA/ Qindra kamionë mësynë në kryeqytet, kamionistët kërkojnë heqjen e vaksinimit me detyrim
Home
Nderkombetare

GRUSHT SHTETI NË SHBA/ Qindra kamionë mësynë në kryeqytet, kamionistët kërkojnë heqjen e vaksinimit me detyrim

30 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Disa qindra kamionistë kanë drejtuar të gjitha mjetet e tyre pranë selisë së Parlamentit të Kanadasë e më pas në të gjithë qytetin për shkak të masave anti-covid dhe pasaportës së vaksinës veçanërisht.

Qindra kamionë kanë mësyrë në kryeqytetin e Kanadasë, Otava në formë proteste kundër vaksinimit me detyrim.

Me flamuj kanadezë e banderola me thirrje për liri dhe sharje për kryeministrin Justin Trudeau, kamionistët iu bashkuan mijëra protestuesve të tjerë të zemëruar nga masat anti-covid.

Një drejtues kamioni thotë se ka ardhur në protestë për të luftuar për bërjen e vaksinës me vullnet të lirë.

“Kjo autokolonë ka të bëjë vetëm me lirinë, nuk është vetëm e shoferëve të kamionëve, por në fakt për çdo person, për ty, për mua, për të gjithë nuk ka rëndësi. Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjen tuaj të lirë, kështu duhet të jetë. Siç thashë, nëse je vaksinuar, ke bërë shumë mirë, por shumica e njerëzve e kanë bërë për shkak të punës, por ti duhet ta marrësh vaksinën me vullnetin tënd të lirë, duhet të jetë zgjedhja jote.”

“Mbreti” shqiptar i kokainës në SHBA u “tradhtua” nga aplikacioni i mesazheve, Ylli Didani rrezikon burg të përjetshëm
Një shofer tjetër, thotë se po proteston për fëmijët kanadezë, pasi jeta nën masat anti-covid është bërë e vështirë.

“Kemi ardhur për të mbështetur këtë kauzë, për një jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe për t’i kthyer gjërat në normalitet përsëri. Gjërat janë bërë të vështira, nuk mund të marrësh për të ngrënë, apo të blesh ujë nëse nuk ke maskë. Nuk mund të shkosh në dyqan pa maskë. Do të doja që jeta të kthehet përsëri në normalitet.”

Lëvizja e kamionistëve filloi javën e kaluar, pasi qeveria kanadeze urdhëroi shoferët të vaksinohen kundër Covid-19.

Kryeministri i vendit, Justin Trudeau reagoi i shqetësuar lidhur me protestat e kamionistëve, duke i quajtur kundërshtarë të shkencës dhe të shoqërisë.

Protesta e shoferëve mori edhe bekimin e themeluesit të Tesla-s dhe Space X, Elon Musk, i cili shkroi në Twitter se ‘kamionistët kanadezë sundojnë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRIMARET E BERISHËS/ Nis me vonesë procesi i votimit në bashkinë Vorë
Previous article NË GARË ME BARCELONËN/ Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit

s.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT