• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U RIZGJODH PRESIDENT I ITALISË/ Kush është Sergio Matarella, 80-vjeçari që sakrifikoi familjen për detyrën e tij
Home
Botë

U RIZGJODH PRESIDENT I ITALISË/ Kush është Sergio Matarella, 80-vjeçari që sakrifikoi familjen për detyrën e tij

29 January, 2022 Delo.autor Botë

Pas disa ditë dështimesh për të zgjedhur një përfaqësues të së djathtës si kryetar shteti, Italia ka rizgjedhur për një mandat të dytë Sergio Matarella-n si President të Republikës.

Asambleja e Posaçme ku marrin pjesë Dhoma e Përfaqësuesve, Senati, dhe një pjesë të zgjedhurish nga rajonet e vendit ka votuar për juristin siçilian 81 vjeçar për një tjetër mandate 7 vjeçar. Plot 759 vota ka marrë presidenti aktual, që vetëm në mëngjes ka vendosur të rikandidojë, pasi ka parë që nuk ka pasur një kandidaturë që bashkonte të majtën dhe të djathtën.

Me një të shkuar demokristiane, Sergio Matarella, ka shërbyer në poste të rëndësishme të vendit si Zv.kryeministër, ministër i Mbrojtjes, Ministër i Arsimit dhe Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Matarella është i biri i një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Alchide de Gasperi-t, babai i Italisë moderne, i cili ka qenë disa herë ministër. Pas shkërmoqjes nga korrupsioni të Partisë Demokristiane Italiane, Matarella nuk pranoi të bashkohet me Berlusconin, por bashkë me një grup kolegësh themeluan qendrën e majtë italiane, lider i së cilës ishte ish-kryeministri, Romano Prodi.

Ai i përket një familje që ka sakrifikuar në luftën ndaj mafia-s siçiliane. Vëllai i presidentit aktual, Piersanti Matarella u masakrua me urdhër të posaçëm të Toto Riina-s në makinën e tij, poshtë shtëpisë ndërsa po shkonte në zyrën e tij ku shërbente si President i rajonit të Siçilisë.

Ekzekutimi i tij ndodhi pasi refuzoi të jepte tendera dhe leje ndërtimi për pjesëtarët e krimit të organizuar.

Sergio Matarella është një europianist i bindur, në vitin 2017 refuzoi të emëronte ministër Financash, një ekonomist të propozuar nga Lëvizja 5 Yje, i cili kërkonte daljen e Italisë nga Euro.

Qenia e tij si President dhe Mario Draghit si kryeministër, konsiderohet si një stabilitet dhe siguri nga liderët europianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ LSI në anën e Sali Berishës: Jemi me atë që është opozitë e vërtetë
Previous article ANALIZA/ Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT