• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KQZ NUK E NJE “RITHEMELIMIN”/ Bumçi: Mund t’i kemi kandidatët ose me koalicionin ose të pavarur
Home
Politikë

KQZ NUK E NJE “RITHEMELIMIN”/ Bumçi: Mund t’i kemi kandidatët ose me koalicionin ose të pavarur

29 January, 2022 Delo.autor Politikë

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e nesërme në 6 bashkitë e vendit. Kështu do të jetë vota e anëtarësisë që do të zgjedhë kandidatin i cili do të kandidojë më pas në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin, Aldo Bumçi në një intervistë televizive u shpreh se Primaret është një risi që ndodh për herë të parë, ku anëtarët do përcaktojnë kandidatin e tyre pasi gjithmonë ka qenë qendra e partisë ajo që ka vendosur.

Bumçi: Në këtë rast autoriteti i shkon anëtarëve të partisë në 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet. Janë ata që jetojnë në këto qytete dhe e njohin më mirë njëri -tjetrin. Pse mos e marrin ata vendimin se kush është personi i duhur.

Konflikti Basha-Berisha dhe futja në zgjedhje me 2 kandidatë

Bumçi: Ky nuk është një konflikt Basha-Berisha. Fakti që ne patëm 4446 delegatë që janë kryetarë të PD-së, delegatët janë 90% kryetarë, u mblodhën dhe vendosën që PD duhet të ecë në këtë rrugë,. Të shkarkojë kryetarin. Kryetari kur humb zgjedhjet largohet. Kjo krijon gjallëri në parti. Është Komisioni i Rithemelimit që po vendos karrierat politike. Nuk është një konflikt Basha-Berisha, por kemi një problem thellësisht politik dhe demokratik. Ai që përfaqëson një pakicë, zoti Basha ka njëfarë mbështetje por nuk do të njohë vullnetin e shumicës. Kjo vjen nga fakti që ai e di që është pakicë dhe e ka thënë publikisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit. Si do të reflektohen emrat e propozuar në fletën e votimit?

Bumçi: Njëra mundësi është me koalicion dhe duket ne po shkojmë drejt kësaj zgjidhje. Një numër partish krijojnë një koalicion dhe kandidati del në emër të koalicionit. Mënyra tjetër është si kandidat i pavarur, pro besoj se rruga e koalicionit është ajo që do ndjekim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALSIFIKOI TESTIN E COVID-19/ Investigimi i “BBC” zbulon mashtrimin e Djokovic me PCR (DETAJET)
Previous article POLITIKANËT QË TRADHTOJNË? Detektivja private rrëfen: Gratë e tyre, paguajnë miliona për 'të fshehtat' e bashkëshortëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT