• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLITIKANËT QË TRADHTOJNË? Detektivja private rrëfen: Gratë e tyre, paguajnë miliona për ‘të fshehtat’ e bashkëshortëve
Home
Aktualitet
Kronikë

POLITIKANËT QË TRADHTOJNË? Detektivja private rrëfen: Gratë e tyre, paguajnë miliona për ‘të fshehtat’ e bashkëshortëve

29 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gratë e politikanëve janë ato që punësojnë më tepër detektivë për të investiguar bashkëshortët e tyre. Në një rrëfim për emisionin “N’kohë” në Report Tv, detektivja Shkënda Lili, tregon sekretet e profesionit të saj.

I pyetur nga gazetari Ermal Qori për prapaskenat e investigimit, detektivja tregon se kërkesat më të larta për të hetuar, janë ato për tradhti tek personat e njohur për publikun, kryesisht VIPA, politikanë e biznesmenë.

“Tradhtitë marrin fokusin kryesor të investigimit në Shqipëri dhe kryesisht janë femra. Më tepër më kontaktojnë familjarë”, thotë detektivja Shkënda Lili për Report Tv.

Pjesë nga Intervista:

Personalitete, emra të njohur ka?

Shkënda Lili: Vipa, biznesmen dhe gratë e tyre kryesisht.

-Politikan?

Shkënda Lili -Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikan por jo se politikanët vijnë te unë. Janë gratë e politikanëve më tepër. Por kërkesa kam edhe për adoleshent, prindërit për fëmijët që kanë ndryshuar sjellje, ose edhe partneriteti në biznese.

Kaq shumë kërkesa ka?

Shkënda Lili- Ka realisht shumë kërkesa, raste shumë ka edhe me personat e humbur.

Por sa zgjat investigimi për një rast tradhtie?

Shkënda Lili: Kryesisht një çështje tradhtie nuk zgjat shumë, 1 javë 2, ndërsa ka çështje të tjera që shkojnë deri në disa muaj.

Detektivja tregon edhe momentet e vështira gjatë punës së saj, të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën.

“Probleme edhe kam patur, më kanë marrë në telefon më kanë kërcënuar. Por çdo gjë është zgjidhur pa pasoja të rënda sepse ne lidhim një kontratë në fillim dhe çdo gjë e ka kërkuar klienti.”

A është i lejueshëm me ligj investigimi?

Shkënda Lili-Nuk ka një ligj të rregulluar, por ne nuk cenojmë privatësinë e askujt, pasi nuk futemi në vende private, pavarësisht që klientët e kërkojnë, unë nuk e shkel asnjëherë.

Rasti më i vështirë?

Shkënda Lili-Në një fshat të Kosovës na ka ndodhur një situatë e vështirë. Kemi qëndruar 7 orë të ngujuar pasi na ngatërruan me dikë tjetër dhe deri sa u sqarua situata na kanë mbajtur 7 orë peng deri sa e vërtetuan se ne nuk kishim lidhje me ata.

-A ju lejohet të përdorni armë?

Shkënda Lili- Ligji nuk e parashikon por edhe mund të mbajmë, varet, mos ma bëj më këtë pyetje se nuk është mirë ta bësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ NUK E NJE "RITHEMELIMIN"/ Bumçi: Mund t’i kemi kandidatët ose me koalicionin ose të pavarur
Previous article PASARELAT E PARISIT/ Veshjet më të mira nga Haute Couture Pranverë 2022

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT