Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla tha se ende nuk ka një emër konktret për Bashkinë Lushnje. Ai tha se emri i kandidatit do të zyrtarizohet më 1 shkurt.
Burime për report Tv bëjën me dije se Taulant Balla nuk ka përkrahur merin e Eriselda Sefës, kryetare e komanduar në Bashkinë Lushnje.
“Të martën në mëngjes do ta keni emrin. Unë jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në Fier dhe do të dua që edhe ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë. Ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për të qenë i saktë, bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim edhe këtë element.
Nuk u përmbyll dot sot, kjo tregon se ky proces nuk është fake, por i vërtetë. Kryetari i ri i bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara projekte të mëdha. Kjo zonë është “hambari” i Shqipërisë. PS garon për t’i fituar të gjashta bashkitë” tha Ballla.


