• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET NGA STËRVITJA/ Aksion si në filma, momenti kur RENEA shpëton avionin nga “pengmarrja” në Rinas (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHEN PAMJET NGA STËRVITJA/ Aksion si në filma, momenti kur RENEA shpëton avionin nga “pengmarrja” në Rinas (VIDEO)

28 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar sot një stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitja, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Në fund të stërvitjes, Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

“Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.-tha Nano.

Kujtojmë se rasti i fundit ishte në vitin 2019 kur u bë një supergrabitje brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u morën rreth 10 milionë euro. Policia asokohe u vu në ndjekje të autorëve, dhe ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanive të ndryshme private.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE/ Nis mbledhja e kryesisë së PS, pritet të caktohen emrat e kandidatëve në 6 bashkitë
Previous article COVID-19 NË SHQIPËRI/ Regjistrohen 1,615 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT