Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni. Simoni vuajti për shumë vite në burgjet e komunizmit..
Gjergj Simoni u lind në 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës në një familje me origjinë qytetare, ku të parët e tyre janë vendosur aty tek “Arra e Madhe” që prej 400 vjetësh.
Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ka qenë njeri ndër tregtarët më të mëdhenj të pazarit të Shkodrës (Bezistanit) dhe pasurinë e tij ai e kishte vënë nga tregtia që bënte asokohe me Italinë.
Po kështu edhe babai i Gjergjit, Kolë Simoni, trashëgoi zanatin e të jatit duke u marrë me tregti, por jo pasurinë që kishte pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra në varfëri të plotë. Kështu në atë gjëndje të mjerushme ekonomike, Kol Simoni dhe bashkëshortja e tij, Gjyste Hugashi, i lindën dhe i rritën tre fëmijët e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzën e vteme, Çiljetën.


