• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AEROPORTI I VLORËS NË ZONË TË MBROJTUR/ Kumbaro: Kemi respektuar çdo afat dhe procedurë të ligjeve shqiptare
Home
Politikë

AEROPORTI I VLORËS NË ZONË TË MBROJTUR/ Kumbaro: Kemi respektuar çdo afat dhe procedurë të ligjeve shqiptare

26 January, 2022 Delo.autor Politikë

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë në lidhje me projektin e aeroportit të Vlorës dhe a do rishikojë qeveria pasi po ndërtohet në një zonë të mbrojtur mjedisore.

Ministrja u shpreh se për projektin është respektuar çdo afat dhe procedurë e ligjeve shqiptare.

Pyetje: Ndërkohë qeveria ka një projekt për të ndërtuar një aeroport në një zonë të mbrojtur mjedisore, projekt që ka ngritur shqetësimin e KE. Në progres-raportin e fundit thuhet shprehimisht që aeroporti që do të ndërtohet në zonën Vjosë-Nartë rrezikon faunën, mjedisin në atë zonë dhe bie në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe  me konventat ndërkombëtare që ne i kemi ratifikuar. Edhe organizatat mjedisore janë kundër këtij projekti. A do ta rishikoni?

Mirela Kumbaro: Për projektin në fjalë në gjithë muajt e fundit të vitit 2021 kemi pasur një proces të gjatë që në fakt është vazhdimi i një procesi të nisur që në 2020, një proces të gjatë që është zhvilluar edhe me dëgjesat publike, edhe me ekspertizat e grupeve të ndryshme të ekspertëve, qoftë atyre mjedisore, ekonomikë, turizmit apo infrastrukturës, të cilët kanë prodhuar raportet që kanë qenë pjesë e dëgjesave publike, kanë qenë pjesë e vlerësimit duke respektuar të gjitha etapat dhe të gjitha afatet të parashikuara nga ligji për të prodhuar deklaratën mjedisore. Kjo është faza në të cilën ndodhemi. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit ka prodhuar edhe lejen zhvillimore. Është proces në vazhdim, këtu do jemi. Në çdo hap kemi respektuar çdo afat dhe çdo procedurë të ligjeve shqiptare qoftë për konsultimet publike, qoftë për vlerësimet e ndikimit në mjedis. Është proces që do të vazhdojë në etapat e mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA E HELIDON BUSHATIN/ Basha zgjedh Alibeajn si drejtues politik në Shkodër
Previous article QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT NISMË PËR LEXIMIN/ Bardhyli: Gjendja në biblioteka e trishtë dhe alarmante

Delo.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT