• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINIS NESËR SHKOLLA/ Kushi: Temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria. Urojmë të mos kemi surpriza që…
Home
Politikë

RINIS NESËR SHKOLLA/ Kushi: Temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria. Urojmë të mos kemi surpriza që…

26 January, 2022 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli sot pas mbledhjes së qeverisë për ndërprerjen e procesit mësimor për tre ditë si dhe rikthimin e nxënësve e mësuesve nesër në shkolla.

Ajo tha se temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria dhe se vendime të tilla kanë marrë dhe Greqia e Turqia për shkak të motit.

“Lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të kthehen në shkolla, pasi sipas parashikimeve të motit do të ketë përmirësim të temperaturave. Temperaturat ishin jo të zakonshme për një vend si Shqipëria. Kjo nuk është një gjë që ndodh vetëm në Shqipëri. Ju jeni informuar që edhe Greqia i mbylli shkollat ditën e hënë për shkak të temperaturave, edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë. Arsyeja nuk ka qenë vetëm problematika e ngrohjes në shkolla, por ne duhet të kemi kujdes që në momentin që nxënësit dalin nga shtëpia dhe duhet të marrim masa. Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkisë. Bashkitë mund të marrin vendim, por nga ana tjetër prindërit nuk janë të detyruar t’i çojnë nëse shikojnë temperaturat e ulëta”, deklaroi Kushi.

Ajo uroi që të mos ketë sërish surpriza nga moti në të ardhmen që mund të detyrohen të mbyllen shkollat.
“Shpresojmë që kushtet atmosferike të mos ofrojnë surpriza të tjera që ne të detyrohemi të mbyllim shkollat. Por ishte e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIMET NË RRUGËN E RINASIT/ Policia Rrugore masa për orientimin e shoferëve, si do kryhet lëvizja
Previous article VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Pas 12 seanca shtyrjesh, dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta

Delo.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT