• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTON AKUZAT NDAJ ARMAND DUKËS/ Veliaj: Beteja sot, për çlirimin e sportit nga mafia dhe të paprekshmit
Home
Politikë

SHTON AKUZAT NDAJ ARMAND DUKËS/ Veliaj: Beteja sot, për çlirimin e sportit nga mafia dhe të paprekshmit

26 January, 2022 Delo.autor Politikë

Erion Veliaj dhe të rinjtë e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbollën sot pemë pranë Parkut të Liqenit. Veliaj përmendi faktin se edhe lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një betejë më vetë, ashtu siç është sot beteja me FSHF-në për ëndrrat e fëmijëve të Tiranës.

“Sot kemi marrë mbrapsht gjysmën e Liqenit, që ishte abuzuar dhe zaptuar. Është një metaforë edhe për betejat që po bëjmë sot. Koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte përpara 20 vjetësh, por koha e dytë më e mirë për të mbjellë një pemë është sot. Koha më e mirë për të çliruar sportin nga mafia ishte para 20 vjetësh, kur u zgjodh mafia në krye të sportit. Por, koha e dytë më e mirë për t’u marrë me këtë punë është sot. Kështu që, asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e drejtë dhe gjënë e duhur. Ikja e betoniereve ishte gjithashtu një betejë. Nuk është se qyteti na ka lënë një javë pa betejë, por kjo është beteja e radhës. Ndaj, besoj fort se duhet të japim një shembull që në këtë qytet nuk zotëron mafia, nuk zotëron një bandë nga Shijaku, dhe çudirat që po dëgjojmë prej asaj bande”, theksoi Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku nënvizoi se do e vazhdojë këtë betejë deri në fund, sepse sporti duhet të jetë “fair play” dhe jo një bandë e paprekshme nga askush.

“Ti mund të jesh i pavarur, por nuk mund të jesh i paprekshëm! Ti duhet të tregosh ku shkuan paratë e FIFA-s dhe UEFA-s. Për sa kohë që Bashkia e Tiranës bën terrene të tilla, si këto fushat ngjitur, si fushat lart në kodër, që ia merr zaptuesit dhe ia kthen qytetit, unë do vazhdoj ta bëj këtë betejë për mijëra fëmijë. Dje më kanë shkruar mijëra prindër, nëna dhe baballarë, të cilët ndihen të poshtëruar dhe të fyer që kursimet e tyre – 20 apo 30 mijë lekë çdo muaj – për të çuar djalin në futboll, i pastron si para pularia e Shijakut. Unë nuk do të dorëzohem nga kjo betejë dhe nuk do tutem në emër të këtyre familjeve, që besojnë që jeta duhet të ketë fair play. Sporti duhet të ketë fair play, studentët duhet të kenë fair play, një fëmijë i vogël meriton fair play”, u shpreh Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë bëri një paralelizim, kur tha se “Kjo pemë ndoshta nuk do të bëjë asnjë hije sot, por do bëjë hije për të gjithë fëmijët tanë nesër. Të paktën, kur të shkruhet historia e qytetit, të kemi mundësi që betejat që bëmë sot, njësoj si këto pemë që mbollëm, të shërbejnë për t’ia hapur rrugën dikujt tjetër, që nesër ta ketë më të lehtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET LISTA E ZGJEDHËZVE PËR 6 MARSIN/ Mbi 650 mijë qytetarë me të drejtë vote, ja sa votojnë për herë të parë
Previous article SKANDALI NË ZGJEDHJE/ Shakohoxha: FSHF si diktaturë! Ekipet që dalin kundër Dukës, rrëzohen nga kategoria

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT