• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME FSHF-NË/ Veliaj: Sporti duhet çliruar nga kjo mafie, ata janë një organizatë kriminale
Home
Politikë

PËRPLASJA ME FSHF-NË/ Veliaj: Sporti duhet çliruar nga kjo mafie, ata janë një organizatë kriminale

25 January, 2022 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në një intervistë për Neës 24 për përplasjen me FSHF-në. Kryebashkiaku e cilësoi FSHF-në si një organizatë kriminale, ndërsa nënvizon se në këtë betejë duhet të bëhet pjesë kushdo që e ndjen se sporti duhet çliruar nga kjo mafie. Veliaj tha se nuk do të heqë dorë nga kjo betejë, duke e cilësuar si “beteja e jetës së tij”.

Më poshtë një pjesë nga intervista e kryebashkiakut Veliaj:

“Kush e ndjen që sporti duhet çliruar nga kjo mafie, duhet të bëhet pjesë e kësaj beteje. Më kujtohet historia e kryetarit të bashkisë në Palermo, i cili më tregonte se në fillim mafia e kishte të lehtë sepse paguante lekë për mediat, kishte njerëz influentë nëpër komunitet, bënte edhe bamirësi për të varfërit. Por nuk i hiqte asnjë pjesë të elementit kriminal. Pra ishte një organizatë kriminale. Këta janë një organizatë kriminale.

Dikujt i japin disa bileta, dikujt i lidhin një rrogë. Ndaj, kjo betejë nuk mbaron me këto zgjedhje. Kjo do të jetë beteja e jetës sime. Vilari në Spanjë, që ishte Duka i federatës së futbollit në Spanjë, e uzurpoi institucionin për 30 vjet – dhe këtu flas për Spanjën e madhe, të Real Madridit dhe Barcelonës – megjithatë, në një moment, shoqëria veproi, shteti veproi, drejtësia veproi, dhe i tha na bëj transparencë, na trego ku janë paratë!

Ti nuk mund të thuash jam një ishull. Politika nuk po përzihet fare sepse unë jam këtu në cilësinë e aksionerit të Tiranës, dhe si investitor i aseteve sportive. Të kesh fusha të mira sportive, të kesh salla sporti të mira, të investosh kaq shumë para, pastaj gjithë talenti dhe kursimet e një gjenerate fëmijësh, në 20 vite, të përfundojë në pularitë e Shijakut, kjo është e shëmtuar.

Do t’i shkoj deri në fund. Kur dëgjova që ky personazh kërkon të zgjidhet për herë të 6 me metodat e një bande dhe një kupole mafioze, kjo sigurisht më revolton”, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I FATION FEJZILLARIT/ Brenda makinës së krimit ku dyshohet se Aleksandër Fadili vrau shokun e tij
Previous article THYEN HESHJEN PAS DALJES NDAJ "BBV"/ Beatrix: Nëse Donaldi do më zgjaste dorën, do e bëja prapë…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT